Kur nuk janë bërë ende 24 orë nga tërmeti fuqishëm që goditi brigjet turke dhe greke ku dy persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën, një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e së premtes në Itali.
Sipas mediave italiane lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Verona, Breshia dhe në qytetet fqinje.
Mësohet se tërmeti ka qenë 3.6 i shkallës rihter. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.