Një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë.
Sipas uniformave blu, trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët në “Rrugën e Durrësit”.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njoftoi policia./Opinion.al