Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një shtëpi shumë e rregullt është një shtëpi e trishtë

2019/01/10 at 11:56 AM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Një shtëpi shumë e rregullt është një shtëpi e trishtë

Ndoshta jo të gjithë e njohin profesor Mario Sergio Cortella, por në kontekstin e shpërndarjes së shkencës edukative është me të vërtetë shumë i famshëm, veçanërisht në Brazil.


Dituria dhe studimet e tij e bëjnë atë një person gjithnjë të mirëpritur në emisionet me biseda dhe në transmetimet që merren me temën delikate të edukimit dhe psikologjisë, të aplikuar në proceset e rritjes.

Një nga deklaratat e tij në veçanti i bëri njerëzit të qeshin dhe të reflektonin: “Një shtëpi e sistemuar mirë është një shtëpi e trishtë“. Por çfarë saktësisht donte të thoshte me këtë pedagogu filozof?

Natyrisht me deklaratën e tij ai nuk ishte duke lavdëruar mungesën e rregullit dhe rrëmujën: është e qartë se mungesa e pastërtisë në një mjedis nuk mund të jetë tjetër, përveçse e dëmshme për ata që jetojnë aty.
Fjalimi i Cortellës rrjedh më tepër nga një tendencë shoqërore: asaj shoqërie që përpiqet obsesivisht të shfaqë gjithmonë gjithçka të rregullt dhe të përsosur.

Ndoshta për shkak të ardhjes së rrjeteve sociale, në të cilat ne të gjithë përpiqemi t’i ngjajmë një ideali në vend të realitetit, duket se çdo shtëpi duhet të jetë gjithmonë gati për t’u fotografuar.

Jastekë të sistemuar, mobilje të zgjedhura në mënyrë të përkryer, kuzhinë të patëmetë… gjithçka duhet të shpërfaqë bukuri dhe qetësi. Por jeta, – thekson profesori – nuk është kështu!
Jeta nuk është e përsosur, është një shakullimë e uljeve dhe ngritjeve, të problemeve që duhen zgjidhur, të momenteve të vështira gjatë së cilës një shtëpi (dhe familja që përfaqëson) bëhet një nga pikat fikse ku duhet të kapesh.

Forma e lënë nga një person në jastëk, batanija e vendosur e çrregullt në divan, gjurmët e lëna në kuzhinë nga dikush që ka përgatitur një vakt të shpejtë… të gjitha këto janë dëshmi e jetës së gjallë në shtëpi.

Jeta, thotë Cortella, përbëhet nga vibrime, ndryshime dhe nga shumë, po shumë rrëmujë. Tentativa për të pastruar dhe riorganizuar obsesivisht shtëpinë tonë është një simptomë e një shoqërie që dëshiron të mbulojë çdo defekt, i cili nuk e pranon më bukurinë përjashtuese dhe papërsosmërinë.

Profesori e mbyll duke folur për mënyrën se si zhvilloheshin ditëlindjet e tij në fëmijëri: për shumë ditë shtëpia ishte një pritëse-përcjellëse e njerëzve që vinin për të ndihmuar në përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimeve dhe pas kremtimit duheshin shumë ditë për t’u pastruar.
Qëndrohej së bashku, edhe nëse kishte pak rrëmujë dhe konfuzion.

Sot, ditëlindjet e fëmijëve trajtohen me një orar të saktë: koha, ushqimi, animatorët… çdo gjë planifikohet dhe mbyllet brenda 3 orëve.

Megjithatë, jeta është e bukur pikërisht sepse është e papërsosur; shtëpia ngroh zemrën tonë pikërisht sepse tregon “rrugëtimin” e jetës së njerëzve që jetojnë aty, me të gjitha gëzimet dhe dhimbjet që përjetojnë çdo ditë… dhe që përbëjnë thelbin e vërtetë prej së cilës përbëhet jeta.

Etiketa: Mario Sergio Cortellaprofesorshtepi


Ju sugjerojmë

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?
Life Style

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?

25 Qershor, 2025 4:30 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Para
E frikshme/ INSTAT publikon të dhënat, ja sëmundjet që po i vdesin shqiptarët

Protesta në fakultete, reagon ashpër Braçe: Ne nuk vrasim, hapni shkollat

Njihuni me hebrenjtë më me influencë në histori

Njihuni me hebrenjtë më me influencë në histori

Ylli Pango kundër Blendi Fevziut: Nxiti studentët

Ylli Pango kundër Blendi Fevziut: Nxiti studentët
















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com