Qëndresa Sadriu është deputetja e parë shqiptare që do të jetë pjesë e Parlamentit të kantonit të Zyrihut në Zvicër, në zgjedhjet e zhvilluara ditën e diel. Me origjinë nga Gjilani, Sadriu është pjesë e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, ndërsa më parë ka punuar si asistente dentale dhe tani po studion për Shkenca Sociale në Zyrih.
Në një prononcim për Albinfo.ch, Sadriu ka thënë se datën kur mbi 4,000 qytetarë zviceranë vendosën t’i besojnë mandatin, nuk do ta harrojë kurrë pasi përkon me përvjetorin e sulmeve të NATO-s mbi forcat serbe.
“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me përvjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, është shprehur ajo. “Partia Socialdemokrate ka marrë më shumë mandate, kjo do të thotë se do të kemi mundësi të jetësojmë më shpejt ligjet e nevojshme në parlament”, ka shtuar Sadriu./Opinion.al