Kronikë

Një shqiptar plagoset pas një përplasjeje me armë në Athinë


               Publikuar në : 23:08 - 07/03/20 |
Opi Nion

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur mësohet se ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë në një lokal në Athinë. Ngjarja ndodhi në rrugën bregdetare në restorantin e quajtur “Eden”.

Mësohet se i palgosuri është transportuar menjëherë në spitalin “Voula Asklepieion” të Athinës, ku sipas mediave greke është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia greke, në përplasjen me armë janë përfshirë katër persona, të cilët filluan të shtinin nga një dyqan dhe vazhduan shkëmbimin e zjarrit edhe në rrugë.

Pas shkëmbimit të zjarrit, një prej këtyre katër personave ra në tokë dhe mbeti i plagosur. Autorët që qëlluan hipën në një makinë duke u larguar.

Në vendngjarje  ka mbërritur policia, e cila është vënë në kërkim të autorëve. / Opinion.al

Pas