Një ndër avokatët më të njohur në Greqi ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore të një shqiptari, i cili akuzohet për grabitje.
Shtetasi shqiptar që është proceduar penalisht në Kallamata të Greqisë, ka deklaruar se ai është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë.
Mediat greke raportuan sot se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur të hënën avokati Aleksis Kougias (në foto), duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.
“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, – citojnë mediat greke. /NOA