Roza Lati ka treguar në Thumb detaje nga një sherr që ka pasur rreth dy vite më parë me Luana Vjollcën, teksa kjo e fundit e kishte ftuar në emisionin e saj.
Ky debat nuk u bë kurrë publik, por Roza nuk ka nguruar të tregojë se gjithçka nisi për Marilyn Monroe.
“Tani ti kur e fton personazhin të çmendur pas Marilyn Monroe, më veshin mua si Marilyn Monroe, marrin 5 modele si Marilyn Monroe dhe ti para se të ndizet kamera shan Marilyn Monroe, e shau, tha një llaf kështu…Më iku truri mua. Ia ktheva Luanës, siç unë di ta kthej. Mua më thanë edhe stafi që Luana nuk ta tha me të keq. I thashë ‘Po ti shan atë? Për ça kam ardhur unë këtu?’ Por kur e fton tjetrin për personazhin e t’ja shash, ça pret ti?”, u shpreh Roza.
E pyetur nëse flet sot me Luanën, Roza tha se nuk kanë rastisur të përballen, por nëse ndodh do t’i buzëqeshë.