Lëkundje të vazhdueshme termeti po ndjehen në Ohër. Janë regjistruar disa goditje të cilat ende vazhdojnë, por më e forta raportohet të ketë qenë 4 Ballë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë në zonat e Bulqizës dhe Devollit.
Emergjencat Civile në Maqedoni raportojnë se mbi 200 persona kanë telefonuar duke treguar për dëme në shtëpitë apo bizneset e tyre.
Nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit rrezikohet dhe shpërthimi i vullkanit “Duvallo”, në fshatin Kosel.