Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një qiri që digjet për ty”/ Miqësia që ndan dhimbjen, 25 vitet e Flutura Açkës dhe Rezarta Reçit

2025/02/09 at 5:01 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Një qiri që digjet për ty”/ Miqësia që ndan dhimbjen, 25 vitet e Flutura Açkës dhe Rezarta Reçit

Është politikane, shkrimtare, poete por sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” Flutura Açka i ka lënë të gjitha këto profesione për të shfaqur mikeshën brenda saj.

Njeriu që ajo ka zgjedhur të surprizojë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është po ashtu një personazh publik, por për të është mikja e më shumë se 25 viteve.

Flutura Açka e njeh Rezarta Reçin në të gjitha dimensionet e saj: si një gazetare që vesh me njerëzi të ftuarit, si një profesioniste që ka kontribuar në kujtesën kulturore dhe si një mike, një prani që mendon gjithnjë për të kur ajo harron të kujtohet për veten.

Shkrimtarja ndalet edhe te një episod nga udhëtimet e “grupit turistik” siç e quan ajo që përbëhej nga Flutura, djali i saj dhe Rezarta.

Tani janë të dyja dhe udhëtimet nuk janë më njësoj pa të tretin. Përtej dhimbjes e sfidës së saj, Rezarta nuk ankohet e për Fluturën, ky është virtyt i rrallë.

Flutura Açka: Sot kam ftuar një mikeshë. E kam fjalën për gazetaren Rezarta Reçi. Është një vajzë që e njeh edhe publiku, që e njeh ekrani, por edhe e ka dashuruar ekrani. Jo kushdo që hyn tek ekrani është një fytyrë gjithmonë e dashur. Rezarta gjithmonë e ka rrethuar personazhin të cilin ka ftuar, personazhin të cilit i ka kushtuar minutat, e ka rrethuar me një gjë shumë njerëzore.

Për këtë gjë njerëzore kam dashur t’i them ‘faleminderit’, por edhe për miqësinë e gjatë mbi 25-vjeçare me të, por një miqësi e zakonshme, por një miqësi që nuk ka atë përditshmërinë e telefonatave, ndonjëherë edhe të bezdisura, të cilat i mbush me “ç’kemi, si kalove”, por një gjë që është në kufijtë e një qiriu që digjet për ty. Do të thotë, në çdo moment që t’i biesh telefonit, nëse është aty për ty, qoftë edhe një prani, ti e di që ka një prani në kufijtë e kozmikes duke menduar mirë gjithmonë për ty. Këtë vit bëhen 20 vite nga programi i saj më i rëndësishëm “Arratia e peshkut të kuq” ku ajo mori personazhe dhe ajo që më gëzon është fakti  që në kujtesën e televizioneve shqiptare, s’ka rëndësi cili televizion, është kujtesa jonë, kujtesa jonë kulturore.

Ardit Gjebrea: Kjo është e vërtetë.

Flutura Açka: Janë personazhe të cilët tani nuk janë, nuk ekzistojnë, kanë ikur por ata janë në memorien tonë.

Ardit Gjebrea: Çfarë natyre ka Rezarta, ajo vetë, si njeri?

Flutura Açka: Rezarta prandaj është ndër modelet e mia njerëzore, si mikeshë.

Ardit Gjebrea: Vërtet? Më fal Flutura, është shumë e rëndësishme të dëgjosh, të dalë prej teje që është një nga modelet e mia njerëzore sepse ju vetë jeni model për të tjerët, më beso për këtë.

Flutura Açka: Nuk e di, por para Rezartës unë prapë kam një lloj përkorje shumë të madhe dhe jam shumë modeste në këtë pikë sepse ndoshta edhe prej ngarkesës, ndoshta edhe natyra, duhet ta pranoj  që nuk e kam këtë pjesë kujdesi, quaje përkujdesje njerëzore. Rezarta nuk harron në fillimjavë të thotë “javë e mbarë”, nuk harron ditëlindje, unë harroj ditëlindjet e mia, Rezarta nuk harron. Ne kemi pasur bashkë me Rezartën, e quanim grupi turistik bashkë me tim bir, të tre dhe kemi bërë udhëtime shumë të bukura. Kur njëri nga anëtarët e grupit turistik na braktisi, iku na la vetëm, edhe në njëfarë mënyre udhëtimet tona të bukura sikur u fikën.

Bëmë një udhtim të fundit në Bruksel, në Bruzh, sidomos në Bruzh kemi pasur emocione të forta dhe e kuptuam që nuk e përballonim dot më mungesën e anëtarit të tretë  të grupit tonë turistik. E keni parasysh, Rezarta e ka bërë edhe publike vetë, vitet e fundit është në një proces të vështirë për shkak të një sëmundjeje të vështirë dhe një nga gjërat që kam dashur t’i them që edhe ky modeli yt njerëzor në këto ditë të vështira tuat, ka dhënë, ka emetuar emocion te të tjerët, ka dhënë atë mesazhin e thjeshtë që sigurisht kjo është një barrë personale por duhet ndarë me të tjerët deri në kufijtë e mosbarrësimit të tjetrit. Kurrë nuk ankohet. Ku të gjejmë njerëz që nuk ankohen dhe na dëgjojnë ne kur ankohemi?/tvklan

Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Arrestohen dhe procedohen 32 shoferë/Rrugorja e Tiranës vendos mbi 10 mijë gjoba në një javë

Arrestohen dhe procedohen 32 shoferë/Rrugorja e Tiranës vendos mbi 10 mijë gjoba në një javë

Kurti: I gatshëm të adresoj “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin

Kurti sërish thirrje qytetarëve të votojnë: Orët në vijim janë vendimtare

Ukraina rrëzon 70 dronë të forcave ruse

Ukraina rrëzon 70 dronë të forcave ruse

TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com