Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një pronar mediash zotohet se do padisë Berishën. Ja debati

2016/06/22 at 10:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Ja kush janë njerëzit e Edi Ramës që kultivojnë drogë

Botuesi i TV Report dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino thotë se do të padisë Sali Berishën për shpifje. Akuzat dhe kundërakuzat mes tyre janë të hershme, por duket se tani do të përfundojnë në gjykatë. Kështu të paktën zotohet Bollino.


Reagimi i tij me kërcënim për gjyq vjen pas një statusi në Facebook të Sali Berishës i cili shkruante se botuesi italiano-shqiptar Carlo Bolino ka marrë tendera nga Qeveria Rama. Për këtë Berisha i referohej një shkrimi investigativ në media.

 “Doktor, ne jeten time, ne mbi 30 vite gazetari nuk kam pare kurre nje “gazetar guximtar” qe publikon pa emer si ne kete rast. Meqe duket se e njeh, edhe pse jam i sigurt qe e paguan ne te zeze, tregohu ti guximtar dhe me thuaj si quhet. Keshtu padine per shpifje jua bej te dyve”, shkruan botuesi në profilin e tij në Facebook.

 

Sakaq Berisha më herët kishte shkruar: “Ja si vjedh Rama me Bolinon e tij, njeriun, mafiozin 24 karatesh karboni, te akuzuar per lidhje financiare me Sacra Corona Unita, sharlatanin qe iu servirte shqiptareve lajme sikur i dergonte nga Xheriko kur ne fakt i shkruante nga Marikaj! Ju lutem lexojeni vet investigimin e plote te gazetareve guximtar! sb”. 

 

Ja dhe shkrimi nga mori shkas Berisha

“Mbështetje për shoqërinë civile” / Milionat e qeverisë për OJF-në e Karlo Bolinos

Një nga bosët e medias në Shqipëri, italiani Karlo Bolino, ka arritur të zhvasë nga taksat e shqiptarëve miliona lekë.

Madje, ai ka marrë me qira me çmime qesharake edhe disa prona publike, të cilat i shfrytëzon, siç është edhe “Bunk’art”, në Tiranë, një bunker ushtarak, i hapur për publikun para pak kohësh. Bunkeri u rikonstruktua me paratë e shqiptarëve, ndërsa mësohet se ka kushtuar rreth 100 mijë USD.

Dyshimet për “Bunk’art”

Një shoqëri italiane, “Spazio Eventi Albania” bëri edhe rikonstruksionin, deri sa u hap vitin e kaluar. Më pas, me disa procedura të dyshimta nga ministria e Kulturës, apo ajo e Mbrojtjes, ia kaluan në administrim OJF-së “Qendra URA”, që ka të dhëna se është nën administrimin e manjatit italian, që vepron në Shqipëri prej më shumë se 25 vitesh, fillimisht me “Gazeta Shqiptare” e “Neës 24” dhe tashmë me “Shqiptarja.com” dhe “Report TV”.

Boldnews.al ka bërë një investigim të mënyrave sesi Bollino ka përfituar paratë. Ai ka regjistruar në Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile një OJF (lista e OJF-ve në Tiranë:http://www.amshc.gov.al/ëeb/ojf/Qarku-Tirane.htm). OJF-ja me numër rendor 210, “Qendra Ura”, ka si administrator shtetasin Ergys Gezka, i cili rezulton se është drejtues edhe i një OJF-je tjetër. Në këtë listë, “URA” ka edhe një nipt L21721454C. Boldneës.al bëri një kontroll të thjeshtë në QKR, por nuk kishte asnjë subjekt të regjistruar me këtë nipt.

Më pas, Boldnews.al kontrolloi në listëpagesat e Thesarit të Shtetit, për këtë OJF. Nga të dhënat e përfituara ka rezultuar se në pagesat e 31 dhjetorit të vitit 2014, kjo OJF ka marrë rreth 50 milionë lekë të vjetra. Ministria e Kulturës i ka dhënë 40 përqind të kontratës me numër 5208 të datës 11 nëntor 2014. Mësohet se në shpjegimet e kësaj pagese, është edhe një VKM me numër 596 e datës 10.09.2014. Sipas kontrollit. Kjo VKM e Këshillit të Ministrave, bën fjalë fjalë për përdorimin e fondit rezervë. Janë dhënë 77.5 milionë lekësh për shpenzime korente dhe 6.5 milionë lekë për shpenzime kapitale, për përballimin e shpenzimeve për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit për disa ministri dhe institucione dhe konkretisht për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Kulturës. Me këtë VKM janë mbuluar edhe shpenzimet e ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri.

Pra, OJF-ja e Bolinos ka marrë rreth 50 milionë lekë, me kontratën 5208 të ministrisë së Kulturës. Po çfarë është kjo kontratë? Për këtë çështje ka bërë një auditim edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas këtij raporti, zonja Elira Kokona, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, duhet ti jepet masë disiplinore për shkelje të konstatuara në lidhjen e kontratave për përfituesit e financimit të projekteve nga Ministria e Kulturës. Një nga këto projekte është edhe “Bunk’Art” (BUNKERI). “Konstatohet se me urdhrin nr.309, datë 30.10.2014 të ministrit, urdhërohet financimi i projektit ‘BUNKERI’ që do të realizohet nga QSSL në vlerën 11,985,000 lekë, autorizohet znj. Elira Kokona, sekretare e Përgjithshme për nënshkrimin e kontratës me z. Ergys Gezka, Drejtor Ekzekutiv i QSSL, me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit nr.5208, datë 11.11.2014. Lidhja e kontratës, është bërë në kundërshtim me ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010, neni 27/1, i ndryshuar dhe VKM nr. 709, datë 24.10.2012 kreu III, pika 3, 4 dhe 5, pasi subjekti përfitues nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe Kolegjiumi, veprim i cili ngarkon me përgjegjësi znj. Elira Kokonën, Sekretare e Përgjithshme” thuhet në raportin e KLSH-së (http://www.klsh.org.al/ëeb/pub/njoftim_mk_2116_1.pdf).

“Mbështetje për shoqërinë civile”

Ndërkohë, Boldneës.al ka thelluar më tej investigimin për këtë OJF, e cila rezulton se ka marrë edhe grante të tjera. Kështu, sërish Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), më 11.05.2015 ka bërë një transaksion nga Thesari i Shtetit. Kjo agjenci thotë se ka disbursuar OJF-në “Qendra Ura” me 70 përqind në bazë të një vendimi të datës 1 prill 2015 dhe kontratës me numër 131/2 me objekt “mbështetje për shoqërinë civile”. Në këtë rast, pagesa sipas listëpagesës, është 13 milionë lekë të vjetra.

“Ura” ka marrë një pagesë rreth 6 milionë lekë të vjetra edhe në muajin shkurt të këtij viti, sërish nga AMCHC-ja, për grantin e 1 prillit të vitit 2015.

Pagesat kanë vijuar më 25 maj të këtij viti, ku “Qendra URA” ka marrë plot 21 milionë lekë të vjetra. Sërish, objekti i kësaj pagese sipas listëpagesave të Thesarit të Shtetit, janë “mbështetje për shoqërinë civile”. Në rastin e fundit, është ekzekutuar kontrata me numër 13/3 e datës 16 maj.

Tashmë, mbetet për tu parë, pagesa e radhës e agjencive shtetërore për OJF-në e Karlo Bolinos, i cili ka arritur të vërë në rresht të gjithë shtetarët shqiptarë, duke u bërë presion nëpërmjet mediave që ka në pronësi.



Ju sugjerojmë

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët
Kryesore

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

11 Maj, 2025 8:29 pm
Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!
Aktualitet

Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!

11 Maj, 2025 8:24 pm
Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite
-U tha në Opinion

Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite

11 Maj, 2025 8:21 pm
Pjesëmarrja në votim,Celibashi nxjerr shifrat: Kanë votuar afërsisht 41.37%…
Kryesore

Pjesëmarrja në votim,Celibashi nxjerr shifrat: Kanë votuar afërsisht 41.37%…

11 Maj, 2025 8:17 pm
Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS, Berisha në kuota “të pranueshme”
Kryesore

Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS, Berisha në kuota “të pranueshme”

11 Maj, 2025 8:14 pm
Shqipëria votoi, Fevziu: Këto ishin zgjedhjet më të qeta e rutinore ndonjëherë
-U tha në Opinion

Shqipëria votoi, Fevziu: Këto ishin zgjedhjet më të qeta e rutinore ndonjëherë

11 Maj, 2025 7:52 pm
Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit
Kryesore

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

11 Maj, 2025 7:19 pm
Noka: Basha paguhet nga qeveria e Ramës për shuarjen e opozitës
Kryesore

Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

11 Maj, 2025 7:04 pm
I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar
Aktualitet

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

11 Maj, 2025 6:55 pm
DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze
Politikë

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

11 Maj, 2025 6:43 pm
Para
Ruli: Rama është dinak, por askush nuk blen dot vota nga Opozita!

Ruli: Rama është dinak, por askush nuk blen dot vota nga Opozita!

Përfundojnë ndeshjet e grupit E, Irlanda kalon si e treta

Përfundojnë ndeshjet e grupit E, Irlanda kalon si e treta

Video/ Shihni raketën që i lëshon “Pleshti” SHBA-ve!

Video/ Shihni raketën që i lëshon “Pleshti” SHBA-ve!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët
11 Maj, 2025

Në bashkinë e Vorës është publikuar rezultati i kutisë së parë të votimit. Kujtojmë se në këtë bashki, qytetarët votuan...

Lexo më shumë

Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!

Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi foli në një konferencë për gazetarët pas përfundimit të procesit të votimeve për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite

Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite
11 Maj, 2025

Këtë të dielë, të 11 Majit, të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, votuan për formimin e qeverisë së...

Lexo më shumë

Pjesëmarrja në votim,Celibashi nxjerr shifrat: Kanë votuar afërsisht 41.37%…

Pjesëmarrja në votim,Celibashi nxjerr shifrat: Kanë votuar afërsisht 41.37%…
11 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku bëri një përmbledhje të ditës së sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com