Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një program futja kot”, Ahmetaj komenton planin ekonomik të PD

2021/01/29 at 10:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një program futja kot”, Ahmetaj komenton planin ekonomik të PD

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka komentuar programin e Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Ahmetajt, ky është një program të cilin e cilëson si “futja kot, se dhe po na besuan, fajin e kanë vetë”.

Në një postim në rrjetet sociale ai analizon disa prej premtimeve të demokratëve. Për dyfishimin e të ardhurave për frymë, Ahmetaj thotë se është si projekti i tramit.

Më tej ai shkruan se taksa e sheshtë është varfëruese ndërkohë që premtimin për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% ai thotë se është një gënjeshtër e madhe dhe nëse realizohej do “t’i lente shqiptarët pa pensione”.

Postimi i plotë
Taksë e sheshtë varfëruese apo taksim i drejtë progresiv?
Dyfishim i të ardhurave për frymë…pa afat. Si projekti i tramit…. në kalenda…
Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore – gënjeshtër? padituri?..apo një skemë për t’i lënë shqiptarët pa pension.
Pra, një program “futja kot, se dhe po na besuan, fajin e kanë vetë”
Ja çfarë na thanë në pseudo-programin e tyre:
1. Do vendosin taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat nga paga – pra, rritje takse për të gjitha pagat deri në 100 mijë lekë/muaj; taksë varfëruese për 94.5% të të punësuarve; ulje taksash për vetëm 5.5% të tyre!
Një qytetar me pagë 35 mijë lekë/muaj, paguan tatim:
· 1% – me taksën e drejte progresive
· 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi mbi të ardhurat me 31 mijë lekë më shumë në vit; praktikisht shteti i merr nga xhepi një pagë mujore në vit.

Një qytetar me pagë deri 35-40 mijë lekë/muaj, paguan tatim:
· 2.6% – me taksën progresive
· 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi 280 USD më shumë në vit.
Po kë lehtëson taksa e sheshtë 9%?
Një qytetar me pagë të lartë 200-300 mijë lekë në muaj, paguan:
· 13.6% tatim – me taksën progresive
· 9% tatim – me taksën e sheshtë. I ulet tatimi me 1850 USD/vit.

E dini sa i kursen taksa e sheshtë 9% një bankieri, drejtuesi koorporate, apo punonjësi me pagë 300-400 mijë lekë/muaj? 11.600 USD në vit. Me taksën varfëruese të sheshtë 9%, maja e piramidës së pagave, përfiton në total ulje taksash 150 milionë lekë/muaj.

  1. Do të ulin tatimin mbi të ardhurat e kompanive nga 15% ne 9% – pra, 10 mijë biznese të mëdha të përfitojnë në kurriz të 100 mijë bizneseve të vegjël!
    Me taksën e sheshtë 9%, i kursejnë 10 mijë kompanive të mëdha rreth 14.5 miliardë lekë.

Me taksën e drejtë progresive, në 8 vitet e fundit, taksat e biznesit të madh janë rritur 460% krahasuar me 2013.
3. Vendosin tatimi 0,5% të xhiros për bizneset e vogla – 20 milionë dollarë në kurriz të biznesit të vogël, 100 mijë biznese që sot paguajnë 0 TAKSA!

  1. Ulja e taksës se qarkullimit me 20 lekë nga çmimi i karburanteve dhe 4 lekë TVSH, 24 lekë/litër – nëse llogarisim që konsumi vjetor i karburanteve është rreth 480 mijë ton, efekti në buxhet i kësaj mase do të ishte -14,4 miliardë lekë, ose një rënie me 5% e të ardhurave vjetore nga Tatimet dhe Doganat.
  2. Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% – Të ardhurat vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore do të uleshin në 64 miliardë lekë, ose 23 miliardë lekë më pak nga sa arkëtohen sot. Kjo është skema “t’i lemë shqiptarët pa pensione”!

Etiketa: ahmetajplani ekonomik i PD

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
Para
Armë dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 67-vjeçari

Armë dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 67-vjeçari

Zgjedhjet/ Kim: Populli shqiptar nuk duhet të votojë për kriminelë

Zgjedhjet/ Kim: Populli shqiptar nuk duhet të votojë për kriminelë

Norman: Në Shqipëri vazhdon blerja e votës, intimidohen votuesit

Norman: Në Shqipëri vazhdon blerja e votës, intimidohen votuesit

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
3 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë...

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com