Gentian Toma ishte një prej personave që humbi jetën nga aksidenti fatal që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Shkodër. 32-vjeçari i cili drejtonte mjetin e tij “Benz”, nuk arriti ti mbijetonte përplasjes fatale me kamionin. Por mesa duket viktima ka qenë edhe mik i deputetit socialist Pjerin Ndreu. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti, nëpërmejt një statusi ngushëllues në Facebook.
“Gentian Toma, ishte shume heret per ty me ike..! Do i mungosh familjes por dhe ne. Te kishim shok te mire, krah te forte. Një djal me vlera qe do e kujtojme gjithmone. Pushofsh ne paqe miku im! “- shkruan deputeti i PS.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Dajçit” kur mjeti tip ‘Benz’ ku udhëtonte Gentian Toma dhe kushëriri i tij Robert Ejlli ka goditur nga mbrapa një kamion.