Kjo e hënë shënoi dhe temperaturat më të larta të vitit. Termometri në kryeqytet shënoi rreth 40 gradë. Një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës veç të nxehtit duhet të vuanin edhe mungesën e ujit të pijshëm.
Që prej mëngjesit të kësaj të hëne banorët e zonës se Freskut nuk kanë patur ujë. Siç denoncojnë në Opinion.al, kjo situatë është përsëritur shpesh gjatë verës.
Qytetarët kanë kontaktuar pranë UKT, por sipas tyre, askush nuk u jep zgjidhje. Ata paralajmërojnë se nëse kjo situatë përsëritet do te dalin në protestë duke bllokuar rrugët./ Opinion.al