Bota

Një person vdes nga uria çdo katër sekonda



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 20/09/22 |
Opi Nion

Një person humb jetën nga uria çdo katër sekonda, paralajmëruan mbi 200 Organizata joqeveritare të martën.

Në një letër të hapur drejtuar liderëve botërorë të mbledhur në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 238 organizata nga 75 vende, duke përfshirë Oxfam, Save the Children dhe Plan International shprehën zemërim për nivelet e larta të urisë. OJQ-të kërkuan nga liderët botërorë që t’i japin fund krizës globale të urisë.

“345 milionë njerëz janë duke përjetuar uri akute, një numër që është dyfishuar që nga viti 2019. Megjithë premtimet e liderëve botërorë për të mos lejuar më kurrë urinë në shekullin e 21-të, uria është edhe një herë e pashmangshme në Somali. Në të gjithë botën, 50 milionë njerëz janë në prag të urisë në 45 vende”, thanë ata në një deklaratë.

OJQ-të theksuan se rreth 19,700 njerëz vlerësohet se vdesin nga uria çdo ditë, shifër kjo që përkthehet se një person vdes nga uria çdo katër sekonda.

“Është e tmerrshme që me gjithë teknologjinë në bujqësi dhe teknikat e korrjes sot ne ende po flasim për urinë në shekullin e 21-të”, tha në deklaratë Mohanna Ahmed Ali Eljabaly nga Shoqata e Kujdesit për Familjen e Jemenit, një nga nënshkruesit e letrës.

“Kjo nuk ka të bëjë me një vend apo një kontinent dhe uria nuk ka vetëm një shkak. Bëhet fjalë për padrejtësinë e mbarë njerëzimit. Ne nuk duhet të presim asnjë moment më shumë për t’u fokusuar si në ofrimin e ushqimit të menjëhershëm për shpëtimin e jetës ashtu edhe në mbështetjen afatgjatë, në mënyrë që njerëzit të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre dhe të sigurojnë veten dhe familjet e tyre”, shtoi ai./Opinion.al

 

 

Pas