Kronikë

Një person u mor peng në autostradën Durrës-Tiranë, reagon policia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 03/10/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”.

Dy vëllezër G. B. dhe I. B. duke udhëtuar me motor, janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve peng në makinë, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit dhe më pas janë larguar.

Policia po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes si dhe për të zbuluar nëse personat e përfshirë në konflikt kanë lidhje dhe me ngjarje të tjera./Opinion.al

Pas