Një pakistanez me pasaportë italiane ka habitur autoritetet pasi në valixhen e tij u gjet një bombë e cila mund të shpërthente nga momenti në moment. Nadeem Muhammad mbante në valixhen e tij një bombë teksa fluturonte nga Manchesteri drejt Bergamos në Itali. Ngjarja është regjistruar në muajin shkurt, por është bërë publike vetëm ditën e sotme.
Fillimisht ai u përgjigj në Gjykatë duke thënë se bombën kishte si qellim ta plaste në Itali e ndërsa më pas u shpreh se bomba mund ti përkiste bashkëshortes së tij.