Policia ka arrestuar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” 48-vjeçarin me iniciale L.M.
Ky i fundit teksa lëvizte me automjetin e tij në aksin rrugor Koplik-Bajzë ka përplasur me makinë, motorin që drejtonte 66-vjeçari me iniciale R.Sh., i cili si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.