Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një përgjigje për Ramën : “Ne do vazhojmë me Laps në dorë”

2015/09/16 at 12:36 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Një përgjigje për Ramën : “Ne do vazhojmë me Laps në dorë”

Nga Andi Bushati


Kryeministri Rama në një fjalim plot pathos dhe euforik, pas mbështetjes që atij i dhanë dy ambasadorë të rëndësishëm përendimorë, për rezultatet e luftës kundër kanabisit, është munduar ta kthejë këtë përkrahje kundër atyre “që shfrytëzojnë pushtetin e të pasurit një LAPS në dorë për të nxirë punën e policisë”. Duke e futur veten në këtë grup që “përdor gjuhën e LAPS-ave të cilës populli nuk i beson” do ishte mirë ti jepej një përgjigje e drejtëpërdrejtë, jo vetëm Edi Ramës, por të gjithë atyre që kanë mendësinë e sëmurë të mediave që ekzistojnë vetëm për të lavdëruar dhe mbështetur politikanët.

Jo, natyrisht ne nuk jemi njëra prej tyre.

Dhe duke thënë këtë, ne nuk kemi asnjë kompleks për të pranuar, se në betejën kundër bimëve narkotike qeveria aktuale ka një bilanc ku e ku më të spikatur sesa paraardhësja e saj. Jo vetëm për Lazaratin, por për të gjitha aksionet në vijim. Ne nuk kemi asnjë kompleks për të pranuar gjithashtu se Ministri i Brendëshëm, Sajmir Tahiri, mori sot një mbështetje të hapur edhe kundrejt akuzave të opozitës, por më shumë dhe mbi të gjitha, edhe ndaj akuzave të një lobi të fuqishëm brenda vetë shumicës së Ramës.

Këto janë pjesë e të vërtetave që pushteti ynë, ai “i njerzve me LAPS në dorë” i ka detyrim ndaj publikut. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Por përpos këtij detyrimi për të thënë të vërtetat e punëve të mira, ne kemi edhe një detyrim tjetër edhe më të madh. Ndërsa për të vënë në dukje të parat, ekziston një aparat i tërë shtetëror, vihen në punë organizime gjigande si ky i sotmi, me salla luksoze, ekranë gjigantë, dhe një mori mediash që vihen në garë të transmetojnë LIVE, ky detyrim i dytë është edhe më i vështirë. Ne jemi munduar ti përmbahemi edhe atij.

Sepse ndryshe nga shumë media të tjera, ne nuk mund të heshtnim kur policia lë të lirë një deputet që mban në makinën e tij një trafikant dhe e lejon atë të largohet në një drejtim të paditur. Sepse ndryshe nga shumë media të tjera, ne nuk mund të heshtim kur djali i një deputeteje lihet i lirë të largohet nga Lazarati (duke pjellë pastaj tragjedinë që ndodhi më pas). Sepse ndryshe nga shumë media të tjera, ne nuk mund të heshtim kur një dokument i Interpolit, mbahet i fshehur në zyrat e policisë, sepse dalja e tij e damkos këtë mazhorancë.  Sepse ndryshe nga shumë media të tjera ne nuk heshtim dot, kur një deputet me të shkuar të dyshimtë, bëhet edhe pronar lagunash që më pas sjellin gjakderdhje. Sepse ndryshe nga shumë media të tjera, ne nuk i quajmë normale justifikimet se të fortët emërndëruar të PS-së, e kanë bërë këtë nga hallet e të qenit emigrant. Sepse ndryshe nga shumë media të tjera, ne nuk e pranojmë dot alibinë se e majta u popullua me kriminelë, për të mundur një kriminel më të madh: Sali Berishën. Sepse ndryshe nga shumë media të tjera, ne nuk mund të heshtim kur një intervistë që fillon të transmetohet (cilido qoftë autori i saj) ndërpritet në mes nga frika se ajo i bën dëm pushtetit.

Ka shumë që sillen në këtë mënyrë sespse i kanë ngritur mediat e tyre për të terorizuar borxhdhënësit, për të përfituar tendera, për të thithur reklamë, për të grabitur toka në bregdet, për të marrë parkingjet e qyteteve. Kjo është puna e tyre. Ne besojmë se janë ata të cilët nuk përfillen nga publiku. Janë ata që i kanë kthyer gjigandët mediatikë në kioska besueshmerie, të cilat nuk kanë më asnjë ndikim. Janë ata që kujdesen për përkëdheljen e pushtetarëve deri në atë pike, sa halli i ka bërë të ulen me dhimbje mbi LAPSin e tyre.

Ne kemi zgjedhur rrugë tjetër. Ti njohim meritat e policisë (meqë në këtë rast po flitet për të), kryeministrit dhe vartësve të tij, por mbi t ë gjitha të denoncojmë mëkatet e tyre. Kredoja jonë është më mirë ndonjë gabim në mirbesim (kur ndodh që gabojmë) sesa një heshtje e zgjatur në keqbesim.

Por, kjo kredo me sa duket bie ndesh me filozofinë e kryeministrit tone, që sillet me pushtetin e katërt si një Don zhuan që përzgjedh vetëm femrat që i përulen. Ne nuk e pranojmë dot këtë rol dhe jemi krenarë për fshikullimet e tij. Nga një anë ato na bëjnë nder. Sepse ato vendosin një vijë të qartë ndarëse, në një garë mes mediave që e përdorin LAPSin e tyre në funksionin e tij të parë dhe të atyre që janë detyruar të ulen me dhimbje mbi të. Sa të kemi fuqi ne do të qëndrojmë mes të parëve. Ndaj dhe për këtë do ti themi Edi Ramës të vërtetën sa herë ai merr lavdërime për punën e tij, si këto të sotmet nga ambasadori LU. Por do ti kujtojmë atij pa reshtur se ashtu sikurse e dëshmoi edhe sot, as Lu dhe as shefat e tij në Washington, nuk i hanë alibitë e tij, për penetrimin e kriminelëve në politikë.



Ju sugjerojmë

Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Para
Sabri Fejzullahu mbush 69 vjeç, ja urimi Ermalit

Sabri Fejzullahu mbush 69 vjeç, ja urimi Ermalit

Rikthehet Enveri në festën  e Pezës

Rikthehet Enveri në festën e Pezës

Marina Vjollca mungon në program për shkak të Getoarit

Marina Vjollca mungon në program për shkak të Getoarit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com