Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘… Një perde e hekurt ka zbritur në të gjithë kontinentin’. Fjalimi i Çërçillit, sot më aktual se kurrë

2017/03/19 at 9:04 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
‘… Një perde e hekurt ka zbritur në të gjithë kontinentin’. Fjalimi i Çërçillit, sot më aktual se kurrë

Nga Arthur L. Herman


Shtatëdhjetë vjet më parë, një burrë i moshuar u ngjit në një podium në Fulton dhe mbajti një nga fjalimet më të mëdha të shekullit XX-të – dhe ndoshta fjalimin e vetëm më të rëndësishëm për kohën tonë. Ai ishte Uinston Çërçilli, dhe ligjërata që ai mbajti në 5 mars të vitit 1946, ka qenë e njohur prej atëhere si fjalimi i Perdes së Hekurt – “nga Ngushtica në Baltik e deri në Trieste në Adriatik, një perde e hekurt ka zbritur në të gjithë kontinentin” – një metaforë e gjetur për të përshkruar përparimin e paepur të perandorisë komuniste të Josif Stalinit pas Luftës së Dytë Botërore. Çërçilli kishte ditur të përmblidhte me mjeshtëri hartën ideologjike por edhe gjeopolitike të botës së Luftës së Ftohtë për 45 vitet e ardhshme.

Sigurisht, qe një moment parashikues. Në mars të vitit 1946 shumëkush në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe disa në administratën Truman, besonte ende se bashkëpunimi me Bashkimin Sovjetik që kishte rezultuar në fitoren e Luftës së Dytë Botërore, do të shndërrohej në një miqësi të përhershme. Çërçilli e dinte më mirë si qëndronin punët.

Edhe para se bllokada e Berlinit dhe grushtet komuniste të shtetit në Çekosllovaki dhe Hungari, të zgjonin më në fund apatikët dhe syleshët ndaj Stalinit, Çërçilli pa se lufta ndërmjet lirisë dhe tiranisë do të vazhdonte edhe pas rënies së Gjermanisë naziste dhe Japonisë Perandorake – për shkak se lufta është e përhershme dhe e pafund.

Pyetja themelore që ai e ngriti atë ditë në Fulton ishte:Në cilën anë do të rreshtoheshin Shtetet e Bashkuara? Amerika do të zgjidhte tërheqjen dhe mosangazhimin përballë tiranisë, sikurse kishte vepruar pas Luftës së Parë Botërore – duke vendosur për rrjedhojë bazat e një lufte të dytë botërore, edhe më të përgjakshme dhe më shkatërruese?

Apo SHBA-ja do të zgjidhte angazhimin dhe mbrojtjen e lirisë, së bashku me aleatët e saj demokratikë? Si kombi më i fuqishëm mbi tokë, sikurse vërejti edhe Çërçilli, zgjedhja e Amerikës në vitin 1946 kishte rëndësi një rëndësi madhore. Sot, 70 vjet më vonë, përgjigja e kësaj pyetje është sërish jetike.

Gjatë 7 viteve e gjysmë të fundit, administrata Obama ka zgjedhur tërheqjen. Si një majtist i mirë, Obama dhe ekipi i tij vendosën se nuk kishte realisht asnjë dallim të madh moral ndërmjet  asaj sesi Shtetet e Bashkuara e kanë praktikuar lirinë dhe të tjerëve që zhvilluan tiraninë. Për disa, Amerika ka qenë vërtetë “perandoria e së keqes” e Luftës së Ftohtë që Uinston Çërçilli parashikoi në Fulton.

Dhe pastaj – pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik – Shtetet e Bashkuara vazhduan rolin e tyre përçarës me pushtimin e Irakut. Duke filluar në vitin 2009, mosangazhimi dhe tërheqja amerikane dukej të qe në rendin e ditës – në mos për interesin tonë për hirin e botës, (ose të paktën ky qe argumenti). Dhe ndonëse rezultati mund të jetë kaotik në fillim, jashtë tij do të lulëzojë një botë e re dhe më e barabartë.

Tani ne e dimë më mirë cilat janë pasojat. Kemi parë se kaosi sjell më shumë kaos, dhe tirania më shumë tirani. Ky qe thelbi i mesazhit të Çërçillit. Shtatëdhjetë vjet më parë, Çërçilli e kuptoi se nëse Shtetet e Bashkuara do të zgjidhnin mosangazhimin dhe tërheqjen, atëherë tirania do të mbizotëronte jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Ajo që e bëri Amerikën të madhe dhe ende e bën është roli i saj si mbrojtëse dhe avokate e lirisë. Por në qoftë se Amerika zgjodhi angazhimin dhe u ngrit në mbrojtje të parimeve universale të Deklaratës së Pavarësisë – se “njerëzit e çdo vendi kanë të drejtë, dhe duhet të ketë fuqinë sipas veprimeve kushtetuese” sipas përmbledhjes së vetë Çërçillit, “për të zgjedhur dhe ndryshuar karakterin ose formën e qeverisjes në të cilën ata jetojnë”, ndërsa gjithashtu duke shijuar lirinë e shprehjes dhe të sundimit të ligjit – atëherë liria do të ketë një shans, dhe po ashtu edhe paqja dhe prosperitei në mbarë botën.

Në vitin 1946, edhe pasi sakrifikoi 400.000 njerëz në shkatërrimet dhe kasaphanën e Luftës së Dytë Botërore, Amerika shëroi plagët duke bërë zgjedhjen e duhur. Dhe pas vitit 1980, nën hijen e luftës së Vietnamit, Ronald Regan e përtëriti atë zgjedhje dhe në fund e fitoi Luftën e Ftohtë. Shtatëdhjetë vjet më vonë, ne kemi nevojë për të bërë sërish zgjedhjen e duhur.

Aktualisht ka shumë zhurmë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe – pas shtatë vitesh me Obamën, kjo është e kuptueshme. Por është e rëndësishme të mbahet mend se çfarë e ka bërë dhe ende e bën Amerikën të madhe, është roli i saj si mbrojtëse dhe avokate e lirisë. Ja pse Çërçilli na impresionoi në vitin 1946 me qartësinë e tij të thellë. Kjo është ajo që duhet të njohin kandidatët për president, dhe ta bëjnë pjesë të mesazhit të tyre ndaj elektoratit amerikan, si dhe ndaj mbarë botës.

Përgatiti: bota.al

Shënim: Arthur L. Herman është bashkëpunëtor kryesor në Institutin Hudson dhe autor i librit “Farkëtimi i Lirisë: Ja si biznesi amerikan prodhoi fitoren në Luftën e Dytë Botërore”. 

 

Etiketa: fjalimi i Çërçillitkontinentiperde


Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Makina përplas për vdekje një person në Durrës

11 Gusht, 2025 11:18 am
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

11 Gusht, 2025 11:13 am
Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

11 Gusht, 2025 11:02 am
Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive
Aktualitet

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

11 Gusht, 2025 10:52 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

11 Gusht, 2025 10:48 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Fier/ Ndezi zjarr te ura e fshatit, arrestohet 41-vjeçari

11 Gusht, 2025 10:41 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

11 Gusht, 2025 10:17 am
“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar
Bota

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar

11 Gusht, 2025 10:14 am
Zjarri në Finiq, digjen disa banesa
Aktualitet

Zjarri në Finiq, digjen disa banesa

11 Gusht, 2025 10:06 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Fier/ Makina përplas 26-vjeçarin

11 Gusht, 2025 10:02 am
Para
Pas takimit me Merkel, Donald Trump lëshon ‘bombën’, ja ç’thotë

Pas takimit me Merkel, Donald Trump lëshon ‘bombën’, ja ç’thotë

Dom Gjergj Meta: Filmat e diktaturës nxisin urrejtje, por jam kundër censurës

Dom Gjergj Meta: Filmat e diktaturës nxisin urrejtje, por jam kundër censurës

Grabitja e Rinasit/ Autorët befasojnë në gjyq: Kemi pamjet, shikoni se…

Grabitja e Rinasit/ Autorët befasojnë në gjyq: Kemi pamjet, shikoni se…
















TE FUNDIT

Makina përplas për vdekje një person në Durrës

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
11 Gusht, 2025

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në fshatin Hamallaj të Durrësit. Policia bën me...

Lexo më shumë

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
11 Gusht, 2025

Prej disa javësh Shqipëria vijon betejën me vatrat e zjarreve, shumica e të cilave janë të qëllimshme. Kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë
11 Gusht, 2025

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Korçë, nga të dhënat e para mësohet se automjeti në...

Lexo më shumë

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive
11 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas ministrisë, gjatë 24...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com