Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çfarë do të ndodhë nëse dikush nga anëtarët e PS përfdhihet në rastet korruptive.
Në një mbledhje me grupin e PS-së, Rama tha se çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike, bën akte korruptive, është tradhtar.
“Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes.
Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak”, u shpreh Rama.