Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

2025/06/01 at 4:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

Rrugëtimi i radhës në “E Diela Ndryshe” e dërgon Arbër Hajdarin dhe Ardit Gjebrean drejt Maliqit të Korçës. Këtë herë misioni ka në qendër një histori frymëzuese, i shpjegon Arbri drejtuesit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Një sakrificë e vërtetë që në thelb ka dëshirën më të mirë të një prindi.

Në Maliq, ata takojnë Gencin. Ai është baba i 4 fëmijëve, Sagionës, Jonit, Ancit dhe Ergit që janë të moshave 8,7, 6 dhe 3 vjeç. Përballë tyre ndodhet një ndërtesë jo më e madhe se një shtëpi ku në njërën anë ndodhet kopshti, në tjetrën shkolla dhe pak më tutje ambulanca. Genci është duke pritur 4 fëmijët.

Ardit Gjebrea: Ti me çfarë i sjell fëmijët në shkollë?

Genci: Unë i sjell me kalë.

Ardit Gjebrea: I hip të katërt në kalë?

Genci: Kur është koha me baltë, e marr edhe çupën e hipi në kalë. Kur është thatë, e marr përdore.

Ardit Gjebrea: Sa larg e ke shtëpinë nga këtu?

Genci: Mban rreth 1 orë.

Ardit Gjebrea: Ti ku banon?

Genci: Unë banoj në Këmbëthekër.

Ardit Gjebrea: Sa shtëpi ka aty?

Genci: Janë 6 familje.

Ardit Gjebrea: Sa banorë jeni në total?

Genci: Mund të bëhemi me gjithë fëmijë, nja 25.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë të tjerë ka përveç 4 të tuve?

Genci: Nuk ka. Vetëm fëmijët e mi janë të vegjël.

Genci tregon se ka pasur tentativa për mbylljen e shkollës, por bashkëshortja e tij ndërhyri sepse më pas shkollimi i fëmijëve do të vështirësohej edhe më.

Genci: Edhe këtë do ta kishin mbyllur ata, por nuk lejoi nusja ime.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë bëri?

Genci: Po iu tha që nuk ju ndjek dot, unë edhe këtu mezi i sjell.

Ardit Gjebrea: Domethënë, nëse kjo shkollë do të mbyllej, ku do të ishte shkolla tjetër?

Genci: Do t’i regjistroja në Sovjan pastaj.

Ardit Gjebrea: Dhe ti, nga Këmbëthekri deri këtu, sa bën distancë?

Genci: Bën gati 1  orë.

Ardit Gjebrea: Po nga Këmbëthekri në Sovjan?

Genci: Nga Këmbëthekri në Sovjan, i bie afro 1 orë e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Pra do të të shtohej edhe gjysmë ore. Ti ke makinë?

Genci: Jo. As kam, as nuk e kam mësuar.

Ardit Gjebrea: Pse?

Genci: Duhet të bësh kursin, ka punë ajo.

Ardit Gjebrea: Po bëje kursin, kush të pengon?

Genci: Kemi pasur kalamajtë e vegjël.

Vetë Genci nuk ka mundur të kryejë as ciklin 9-vjeçar. Kushtet e vështira e lejuan ta frekuentonte shkollën deri në klasën e katërt, më pas e ndërpreu. Sot është një nga pengjet e tij më të mëdha ndaj edhe sakrifikon që fëmijët të kenë një të ardhme më të mirë.

Genci: Mendoj se i bie që po të shkosh në punë, po s’pate shkollë, tjetri s’të merr. Edhe punëtor krahu të jesh, s’të merr  ai.

Ardit Gjebrea: Ky është motivi pse ti sakrifikon që i sjell vetë fëmijët në shkollë?

Genci: Po.

Ardit Gjebrea: Në çfarë ore ngriheni ju në mëngjes?

Genci: Unë ngrihem në orën 5, ndez zjarrin, pastaj iu bëj tost fëmijëve me sallam e djathë, pastaj në orën 6 e gjysmë ngre fëmijët.

Ardit Gjebrea: E duan shkollën?

Genci: Ata kanë qejf, edhe kur është e diel, ata s’e dinë, do të shkojmë në shkollë thonë./tvklan.al

Ju sugjerojmë

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt
-U tha në Opinion

“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt

18 Shtator, 2025 9:49 pm
PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn
-U tha në Opinion

PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn

18 Shtator, 2025 9:39 pm
Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal
-U tha në Opinion

Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal

18 Shtator, 2025 9:13 pm
Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
Aktualitet

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

18 Shtator, 2025 7:51 pm
Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
Bota

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

18 Shtator, 2025 7:08 pm
Para
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

TE FUNDIT

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
18 Shtator, 2025

Në muajin prill të vitit të ardhshëm, Sali Berishës i përfundon mandati në krye të PD dhe për këtë arsye...

Lexo më shumë

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
18 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama nga emisioni “Opinion” se ka diskriminuar veriun e vendit duke...

Lexo më shumë

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për reduktimin...

Lexo më shumë

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryetarii Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po trajtohet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com