Shtatë shqiptarë dhe katër grekë janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia greke, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të klandestinëve.
Operacioni masiv u zhvillua në Janinë dhe anëtarët e këtij grupi akuzohen për 77 raste trafiku.
Nga burimet paraprake, theksohet se janë sekuestruar 6 makina, shuma parash, një pistoletë dhe armë gjahu.
Mësohet se operacioni i policisë greke ende nuk ka përfunduar./Panorama