Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një njeri që e do Shqipërinë!

2021/08/10 at 10:39 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Një njeri që e do Shqipërinë!

Nga Anila Hoxha


Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit  plagën qe i la në kokë çengeli me te cilin e goditi një i burgosur i ndezur nga zjarri për t’u arratisur.

Pa bujë, pa lavderime, pa rrahje krahësh dhe pa duartrokitje , Myfiti  doli në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të parët qe u shtangen ishin policeët e tjere që e pyeten ” pse dole? Bëj pushim” . Policet e burgjeve që sollën të paraburgosur në gjykaten  e Apelit tregojne me fraza që ndryshojne nga njeri tek tjetri. Por që kanë të njejtin kuptim -skam gje, dola se kjo është detyra ime.

Mbas arratisjes së dështuar , polici  durueshëm ju përgjigj SHKKB, durueshëm policise, prokurorisë dhe mjekëve. Sidomos mjeket që i qëndruan mbi krye, i qepen plagën mbi koke dhe krahun qe ai e ngriti lart instiktivisht për t’u vetmbrojtur , mbasi  Fatmir Pjetri,  i burgosuri me 30 vite dënim  ju hodh përsipër duke e goditur  me çengelin e hekurt. Ai u ndesh aty me ta derisa erdhën të tjeret..

Ekspertet e mjekesise ligjore pohojne se polici shpëtoi sepse jetëgjati nuk behet jetë shkurtër, e megjithate përtej këtij interpretimi Myfiti qe pret te dale ne pension meriton një duartrokitje, mbasi furia e një të burgosuri në arratisje e siper është ndër më të rrezikshmet per jeten.

Disa policeve u shpetoi lehtesisht Dritan Dajti, disa të tjere në Drenovë u tulatën kur shtatë të burgosur të rrezikshëm dolën nga burgu në mënyrë spektakolare, teksa nje tjetër kishte dështuar te dilte nga tyneli i nendheshëm i 302.

Histori që tregojnë se si shumë policë perfunduan ne burg , mbasi u dyshuan si bashkëpunëtorë dhe nuk arriten dot të provonin pafajësinë .

Myfiti parandaloi nje arratisje të një trafikanti të denuar me 14 vite burgim për më se 600 kilograme kokaine dhe nje grabitësi qe i maskuar edhe si Babagjysh, rrenqethi nder vite e traumatizoi qytetarë e biznesmenë me sulmet e armatosura.

Veprimi i këtij polici nuk mund te kalojë në heshtje dhe as me indiferentizem, ndonese ai bëri veç detyrën.

Ai meriton nje duartrokitje, sepse eshte mes te paktëve që përmes sakrificës sapo ka dhëne deklaratë dashurie për atdheun e tij.

Ky polic modest që qëndron ne derën e brendshme të një burgu , që vitet me te shumta te jetes i ka kaluar duke u veshur urtësisht me uniformen e policit të disa burgjeve.

Mbas rrezikimit te jetes, ai u kthye në burgun 313 dhe u ul sërish në vendin e tij të zakonshem . Kolegët e tij tregojnë se u stepen kur e gjetën aty tek porta, me uniformë , të heshtur si ngaherë .

Teksa shoqeronin te paraburgosurit për seanca në gjykaten e apelit njeri ndër ta përsërit dhe të tjeret aprovojnë se si ndodhi sulmi . I burgosuri i tha – mos u afro se do te vras! Dhe kur ne u vendosëm prangat , Pjetri e kërcenoi prapë:- nuk e harroj fytyrën tende, mbaje mend çdo të bëj ty dhe familjes tende.

Myfiti sipas asaj qe thonë e perserisin nga e diela kolegët e tij , mbante dorën tek plaga dhe ne heshtje u drejtua tek porta. Atje ku kishte detyrën dhe ku me pas e zevendësuan derisa te mjekohej

Ja nje njeri qe e do Shqiperine. Sa të tjerë të panjohur si ai..

Etiketa: anila hoxhaarratisja


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Horoskopi, 11 gusht 2021

VIDEO/Përplasen dy makina, plagosen tre të rinj, shkak parakalimi i gabuar

VIDEO/Përplasen dy makina, plagosen tre të rinj, shkak parakalimi i gabuar

Parashikimi i motit, rriten temperaturat dhe…

Parashikimi i motit për sot, priten reshje shiu në këto zona
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}