Aktualitet

Një nga vrasësit e Parisit u stërvit nga policia franceze


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:39 - 01/12/15 |
b.f

Një prej terroristëve të Shtetit Islamik që ishte përfshirë në vrasjen e 89 personave në Paris, raportohet se është stërvitur nga policia franceze.
Samy Amimour, 28-vjeçar, ishte njëri prej kamikazëve që përdori një kallashnikov për masakrën që ndodhi në teatrin Bataclan më 13 nëntor.

Express shkruan se ky person ishte prapa sulmeve të koordinuara në të cilat u vranë 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë.

Sot mediet franceze kanë raportuar se Amimour, që jetonte në lagjen e Drancyt të Parisit, ishte stërvitur në klubin e policisë për shenjëtari.

Ai u regjistrua për të marrë leje për armë në vitin 2011 dhe një vit më vonë ai u testua në shenjëtari.

Televizioni francez I-Tele raporton se Amimour nuk kishte dosje kriminale kur filloi kursin dhe e hoqi mjekrën që të mos dukej i dyshimtë, transmeton.

Zyrtarët policorë e mësuan Amimourin se si të përdorte një armë gjysmë-automatike, siç janë 38 Special dhe 22 Long Rifle.

Amimour u bë i njohur për agjentët francez në vitin 2012 kur ai u akuzua për terrorizëm ndërsa në shtator të vitit 2013 ai udhëtoi për në Siri.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas