Një peshkaqen “Dem”, i cilësuar si një nga speciet e rrezikshme të detit ka rënë në rrjetën e peshkatarëve.
Grabitqari që u kap pranë Himarës, është i gjatë rreth 2 metra, peshon rreth 100 kilogram dhe qëndron kryesisht në thellësinë 200-300 metra.
Kohët e fundit janë shtuar rastet kur këto specie bien në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë, ndërsa ekspertët thonë se ndryshimi i klimës dhe temperaturat që mbeten ende të larta edhe pse jemi në fund të muajit të parë të vjeshtës, janë shkaku kryesor i shtimit të kësaj specie në ujërat shqiptare./Opinion.al