InstaBIZ

“Një nga njerëzit që më tërheq seksualisht”, Sia flet për Dj Diplon


               Publikuar në : 14:09 - 14/01/20 |
el ida

Këngëtarja australiane, Sia, foli për raportin e saj aq të komentuar me Dj Diplon. Në një rrëfim të gjatë për GQ, 45-vjeçarja krejt papritur tregoi gjithashtu se është bërë nënë pasi ka adoptuar një djalë, por nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm mbi të birin apo mëmësinë.

“Shumicën e marrëdhënies sonë përpiqemi të mos bëjmë seks me njëri-tjetrin që të mos i prishim punë vetes sepse ai është super seks. Këtë vit, i dërgova një mesazh, i thashë, ‘Hej, dëgjo, je një nga pesë njerëzit që më tërheqin seksualisht. Kam vendosur të jem beqare për gjithë jetën dhe sapo adoptova një djalë, nuk kam kohë për një lidhje. Nëse je i interesuar për seks pa përkushtim, më shkruaj.” tha këngëtarja.

Ndërkaq Sia po kalon një periudhë të vështirë pasi në muajin tetor tregoi publikisht se vuan nga një sëmundje neurologjike (sëmundje të trurit, shtyllës kurrizore dhe nervave që i lidhin). Ajo shtoi se po përballet me dhimbje kronike për shkak të sindromës Ehlers-Danlos.

“Hej, po vuaj nga dhimbjet kronike, një sëmundje neurologjike, Ehlers-Danlos dhe tua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbjet, qoftë fizike apo emocioanle, që i dua; vazhdoni përpara. Dhimbja të demoralizon, por nuk jeni vetëm,” shkroi ajo në Twitter.

Pas