Aktualitet

“Një nga ditët më të lumtura”, Basha poston foton me familjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 07/06/20 |
Al Do

Pas mbledhjes me kryesinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë kostumin e politikanit për t’u kthyer në familje në një ditë të veçantë për të.

Kreu i opozitës, ka ndarë sot në Twitter një foto me vëllanë, nënën dhe babain e tij nga shtëpia e tyre.

Ai shkruan se sot është ditëlindja e nënës së tij dhe e cilëson atë si një nga ditët më të lumtura për familjen.

Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!”, shkruan Basha. /Opinion.al

Pas