Aktualitet

Një muaj pas kthimit nga Al-Hol,antiterrori merr në pyetje Floresha Rashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 24/11/20 |
Al Do

Një muaj pas kthimit nga kampi Al-Hol në Siri, Floresha Rasha është marrë në pyetje nga antiterrori shqiptar. Nëna e 3 fëmijëve tashmë, është marrë në pyetje lidhur me aktivitetin e saj prej 2014 në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik.

Burime për ABC thanë se Rasha është pyetur në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri, për kampin Al Hol. Mësohet se në pyetje janë marrë edhe fëmijët në prani të psikologëve.

Floresha ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe ka shpjeguar thjesht rrugën që ka ndjekur për të shkuar në Siri.

“Nuk kam marrë pjesë në luftë, nuk kam vrarë njeri. Gjatë qëndrimi tim në Siri jam plagosur. Unë në Siri kam shkuar nga Turqia dhe këtë e kanë mundësuar disa person që kam njohur në Tiranë”, është shprehur ajo.

Floresha Rasha shkoi në Siri në vitin 2014, 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”, i cili u vra me dron nga forcat amerikane në 2017. Gjatë 3 viteve e martuar me Muhaxherin, Floresha solli në jetë një djalë dhe një vajzë. Djali nuk jetoi, sepse lindi me probleme dhe ndërroi jetë shpejt. Floresha u martua sërish, kësaj here me një sirian me të cilin pati një vajzë.

Në rrethimin e Bagusit, asaj i vritet burri i tretë dhe vajza e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën ndërsa Floresha mbeti e plagosur rëndë. Më 27 tetor Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare./ Opinion.al

Pas