Teksa shënohet një muaj nga sulmi i Hamasit, pamje prekëse vijnë nga Izraeli.
Turma njerëzish u mblodhën në Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit mbrëmë për të kujtuar këtë datë, që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit – duke vrarë 1,400 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerë, raporton BBC.
Njerëzit ndezën 1400 qirinj dhe fytyrat e rreth 240 pengjeve që ende mbahen në Gaza u projektuan mbi muret e qytetit.