Një marrëdhënie me Jay-Z? Kjo është vetëm bota ku ajo jeton tani ‘: kushërinjtë e Rita Orë-s të mbetur në Kosovë, zbulojnë se si siguria nuk e la të fliste me yllin në finale e X-Factor.
Pjesë e një trajtimi të rrallë me Coca Cola dhe tortë një 10 vjeçare si Rita Ora nën driten e kamerave
Te ulura ne një kafe modeste te shkatërruar nga lufta në Prishtinë, Kosovë, ylli i ardhshëm dhe motra e saj e më e madhe Elena, janë qartësisht të kënaqura që do të ribashkohen, me kushërinjtë e tyre, me të cilët nuk kanë qënë në kontakt që nga koha e largimit bashkë me prindërve të tyre.
Ishte viti 2001, dhe rajoni po luftonte që të rimëkëmbej nga brutaliteti i fushatës së spastimit etnik që vrau 11.000 bashkëqytetarë të Ritës, dhe prindërit e saj po përpiqeshin të ndërtonin një jetë të re në Britani e Madhe
Shpejt përpara psëmbëdhejtë vjet dy palët e motrave nuk mund të jetonin një jetë më të ndryshme
Rita një milionere dhe sensacionale në kendim, ka qenë në qendër të thashethemeve mbi një lidhje me yllin botëror Jay-Z. Motra e saj Elena është partnerja e saj në biznes dhe udhëton përqark botës në krah të saj.
Dorotea Sahatciu dhe motra e saj Donjeta ende jetojnë në të territorin e brishtë e të kontestuar dhe janë duke u shmangur nga politika e diskutueshme ballkanike.
Në vitet që kanë kaluar kushërirat kanë humbur kontaktet duke bërë që Dorotea-n, tani 23 vjeç të luftonte në shfaqjen e vitit të kaluar të X-Factor me rojet e sigurisë për të parë Ritën si gjyqtare.
Dorotea nuk ishte në gjendje të fliste me Ritën, i cila u shtang nga mikpritja e Olly Murs , por mori foto nga aty ku qëndronte më shumë se cdo fans tjetër në vendin e saj.
Dhe pavarësisht nga distanca, 23-vjeçarja është krenare për kushërirën e saj të famshme- dhe ushqen kujtimet e bisëdës së fundit.
“Pas luftës, ne e dinim se Rita dhe familja e saj ishin në Londër dhe kur ata u kthyesn në ishim të entuziasmuar për ti takuar ata – edhe pse Rita nuk ajo nuk ishte ende e njohur.
“Unë kam qenë shumë e vogël dhe ajo nuk ishte akoma njohur, por shpresoja ta takoja me të vërtëtë – Unë nuk e di pse, por unë po vdisja për ta parë atë,” tha ajo për MailOnline.
“Edhe në qoftë se Rita do të kishte gjithë problemet e botës ajo do të ndizte dhomën me buzëqeshjen e saj,” shtoi ajo.
Në një foto të çmuar të familjes e shkrepur në takimin e vitit 2001, shihet Dorotea me Ritën, pas pothuajse 11 vjet që jetonin në Londër, Elena, 13 dhe Dorotea e motra Donjeta, 11 duke buzëqeshur për kamerën.
Rita ishte vetëm një vjec , kur, në vitin 1991, babai i saj kosovar Besnik iku nga kryeqyteti Prishtina për ti shpëtuar persekutimit nga serbët dhe për të filluar një jetë të re në Londër – me gruan e tij Vera, mjeke, dhe dy vajzat e vogla Elenën dhe Ritën.
Ndërsa familja e Ritës gjeti strehim në Londër, shumë nga kushërinjtë mbetën në Kosovë, pas intesifikimit të luftimeve duke ikur në Maqedoni dhe pastaj Shqipëri duke u kthyer sërish në Kosovë pas luftës e cila la 11,000 të vdekur.
Pavarësisht që zotërimit të dy diplomave, babai i Ritës atëherë 30-vjeçar Besnik iu bashkua mijëra kosovarëve të tjerë etnikë-shqiptar të ikur nga persekutimi politik dhe ekonomik që pasoi në vitet e pushteti të diktatorit Slobadan Millosheviqi në Serbi.
Si refugjatë nga Ballkani, jeta ishte tepër e vështirë për familjen – dhe Rita dhe motra e saj më e madhe Elena u morën për pak kohë në përkujdesje.
Nëna e saj Vera përdori profesionin e saj si mjeke për tu trajnuar si psikiatre, Besniku bleu një bar në Kilburn, veri të Londrës, të cilin e zotëron edhe sot, ndërsa Rita ndoqi karriërën në muzikën pop.
Kur mbërritën në Britaninë e Madhe, i ati i Ritës ndryshoi mbiemrin e tyre në ‘Ora’ – fjala shqiptare për të përcaktuar ‘kohën’, sepse ishte më e thjeshtë për tu shprehur, por dhe në nderim të biznesit e orë-punues të familjes themeluar në Pejë në vitin 1881, një qytet 80 km në perëndim të kryeqytetit të Kosovës.
Tani jeta e yllit është me turne, daljet rreth globit, promovimin e markës Ora, muzikën e saj, televizion dhe karrierën aktrimit.
Ajo drejton një biznes multimillion së bashku me motrën e madhe Elenën , e cila përfshin linjën e saj të veshjeve në Adidas – me të cilat edhe gruaja e Jay Z Beyonce ka qënë e fotografuar e veshur.
Ajo ka gjithashtu si bëre fushatat për marka të larta si: Calvin Klein, Superga, Cavalli dhe DKNY.
Por për Dorotean dhe pjesën tjetër e familjes, festat e egra, jeta joshëse në mes vipa-ve të tjerë, premiarat e filmave film premiera, dhe thashethemet e përfolur me reperin superstar janë një botë shumë e largët nga rrugët e qeta të kryeqytetit, ku ajo është lindur.
Ata ndjekin lëvizjet e saj në Tëitter dhe janë të shpejtë në mbrojtje të saj.
Kushëriri i babait të saj Valdet, 57 vjeç i cili drejton në heshtje biznesin e orë-punues të familjes në kryeqytet, tha se thashethemet mbi çështjen me Jay-Z janë vetëm pjesë përbërëse e jëtës së saj tani.
“Ajo ka respect shumë të madh për Beyonce dhe Jay Z – lexova në Tëitter –in e saj,” tha ai.
Në lidhje me Beyonce dhe Jay-z ajo shprehet se I respekton ata të dy dhe në shoëbiz ekzistojnë këto thashetheme. ”
“Janë vetëm thashetheme. por në qoftë se ju jeni në turne, atëherë ju presin [gossip] në rrugë, dhe kjo është pjesë e karrierës. ”
Rita u përfshi në këtë skandal tradhëtie pasi hodhi në tëitter një foto të vetën të veshur me sytjena me një limon të dizenjuar mbi to.
EDhe kushërira e saj Dorotea qortoi spekulimet, menjëherë duke treguar një selfie që këngëtarja ka postuar në Snapchat me Beyonce në Met Gala.
“Këto janë [thashetheme] mbeturina. Ajo postoi fot me ‘familjen’, që do të thotë se ata janë ende në marrëdhënie të mira. Beyonce është një mbretëreshë. Ata me të vërtetë e kanë ndihmuar atë të bëhet ajo që është sot dhe ishin të parët që e vunë re.
“Rita shprehu qartë se ata e kanë ndihmuar me Roc Nation kështu që është për të ardhur keq për dyshime të tilla mbi këtë marrëdhënie. Kjo është absurde, “tha ajo.
E përkushtuar për kushërirën e saj, studente e shkencave politike Dorotea ishte e etur të kapte një paraqitje të shkurtër të saj gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar për të përfaqësuar Kosovën gjatë një konference në Universitetin e Oksfordit.
Por një herë brenda studios së X-Factor, gjatë një dalje si gjyqtare, Rita nuk kishte asnjë ide që Dorotea, e cila ishte kushërira nga babai do të ishte në audiencë .
“Ndoshta unë do të përplasesha me rojet për të folur me të, por ishte me të vërtetë frikë, sepse ata nuk do ta linin të merrnim qoftë dhe një pamje të emisionit.”
“Unë kisha marrë vjedhurazi disa foto të Ritës, por ata na thanë në qoftë se ju kapim edhe një herë do të na nxirrinin jashtë me shkelma,” tha ajo për MailOnline.
Në një Mbrëmje tjetër në barin e familjes e cila menaxhohet ende nga Babai I Ritës në Veri të Londrës në veri të Londrës e qortuan për mos paralajmërimin e familjes duke i thënë asaj: “Ti duhet telefonojei!”. Dorotea e pa për herë të fundit Elenën kohëve të fundit në Prishtinë, kur ajo u foli në një konference
Familja Ora kanë ruajtur rrënjët e tyre dhe kanë qëndruar me këmbë në tokë – pavarësisht nga fama në të cilën janë të përfshir dy vajzat e tyre.
Xhaxhai i Ritës Bekimi gjithashtu jeton në Londër, dhe ajo është e rrethuar nga një komunitet kosovar miqsh dhe familjarësh të cilët gjithashtu u larguan nga vendi në fillim të viteve 1990.
Ajo është mbështetur edhe nga të dy gjyshërit të saj krenarë të cilët e ndajnë kohën e tyre mes Prishtinës , Pejës dhe famijes së Ritës në Mbretërinë e Bashkuar.
Familja nuk është e huaj për vendosjen në vende të tjera – gjyshi nga nëna i Rita ishte një diplomat, ndërsa gjyshi isaj ishte regjisori kosovar Besim Sahatçiu – i cili e pagezoi Ritën sipas emrit të aktores Rita Hayëorth. Ai ishte gjyshi i sja më idashur Besim i cili vdiq në vitin 2005 për të cilin familja thotë se parashikoi shkëlqimin e Ritës.
fotografia e tij është postuar në murin përballë me kushëririn Valdet në dyqanin e orave në Prishtinë së bashku me artistë të tjerë të njohur kosovarë dhe interpretues.
Pas kthimit nga vizita tek mbesën e tij në Londër, pas shfaqjes së filmit të saj të parë të Spivs e saj të parë të filmit, ai ishte i etur për të treguar përkedhëlinë ndaj nipit të tij.
“Ai ishte shumë krenar për të dhe kur u kthye nga Londra ai ishte i etur për të më treguar:” Shikoni, ajo është bërë një aktore ”,thotë Valdeti për MailOnline.
Gjatë viteve të ikjes dhe fillimit të luftës në vitin 1999 familja ishte në gjendje të vizitonte të afërmit në Prishtinë – orë-punuesi Valdet kujton me dashuri praninë e Ritës.
“Ajo ishte gjashtë apo shtatë vjec, kur ata erdhën për të vizituar dhe ajo ishte një fëmijë i gëzuar dhe kureshtar – ajo ishte aq kurioze – sa bënte një milion pyetje dhe vraponte rreth shtëpisë,” tha ai
Dhe ajo sigurisht që vazhdon të sigurojë se ajo është në qendër të vëmendjes në mënyrën se si ka qëndron në skenën muzikore amerikane.
E ndërsa festat e saj të cmendura dhe zhveshja ka ngrysur vetuallat e disave në shëtpi, suksesi i saj në mbarë botën e cilëson atë si një thesar kombëtar.
Shtypi lokal dhe admiruesit e rrethuan këngëtaren kur ajo ishte kthyer në qytetin e saj verën e kaluar.
Në foto ajo shihet duke vallëzuar mbi tavolina dhe duke kënduar me të dashurit këngët popullore Kosavare të Afrim Muqiçit.
Valdet vazhdon: “Unë e di se ajo do të kthehet në Prishtinë më shpesh, por është e vështirë për të që të gjejë kohë, për të ardhur këtu. “Ne jemi krenar për të , dhe jo vetëm se na ka identifkuar publikisht si Kosovar në një moshë të re,” shtoi ai.
Tani duke filmuar ‘Pesëdhjetë më të errëta ‘, vazhdim i “Pesëdhjetë Hijet e Greit “, në Los Angeles, Rita po prek Hollyëood-in – si dhe po mbush kolonat e stuhive të thashethemeve./Opinion.al