Një mjet ka shpërthyer në flakë teksa ecte në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë pranë Shkollës së Marinës.
Policia lokale sqaron se flakët në mjetin tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.M., 35 vjeç, shpërthyen rreth orës 19:00.
Zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se flakët janë shkaktuar aksidentalisht.