Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një letër publike për Albin Kurtin

2021/11/28 at 11:00 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Një letër publike për Albin Kurtin

I nderuar Kryeministër i Kosovës,


I dashur Albin,

Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamurit dhe ditën, kur gjithë shqiptarët me mandat përfaqësimi, nga Mitrovica në Prevezë, nga Shkupi në Durrës, u mblodhën në Vlorë dhe shpallën pavarësinë e vendit të tyre. Pavarësisht se si fuqitë e mëdha i dizenjuan kufijtë e shtetit të mëvonshëm shqiptar, dhe pavarësisht faktit se më shumë se gjysma e banorëve ngelën tragjikisht jashtë kufijve zyrtarë të shtetit të tyre, ata kurrë nuk rreshtën së festuari këtë ditë. Duke e konsideruar ditën e vendimmarrjes së tyre të madhe.

Sot po ju drejtohem për një problem që më ka prekur thellë së fundi.

Besoj se ju nuk e dini që në bodrumet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, ekziston që prej 13 Majit 2019, një ekspozitë e rrallë. Një ekspozitë me sende personale prej 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Gjenden aty ato pak sende që prindërit apo të afërmit kanë mbledhur mes dhimbjes së thellë, me shpresën se lidhja me ta, do mbetet përmes këtyre më e plotë. Besoj ju e dini, që shumica e këtyre 1133 fëmijëve nuk kanë sot as fotografi. Ato janë djegur bashkë me shtëpitë e tyre, janë groposur nën gërmadha, duke mos ju lejuar familjarëve, as të shohin të stampuar në letër sytë apo buzëqeshjen e atyre që ikën nga kjo botë pa asnjë faj.

U ktheva prapë dje në Prishtinë për atë ekspozitë. Eshtë e vështirë të dalësh prej saj i papërlotur. Takova babain e familjes Muqolli. Ka humbur katër fëmijë në 17 Prill të vitit 1999. Shehiden 14 vjeç, Naserin 13, Ylberin 10 dhe Egzonin 4. Bashkë me fëmijët edhe bashkëshorten, nënën dhe babain, katër motra dhe familjen e vëllait.

I ka gjetur të masakruar dhe të djegur në dhomën e shtëpisë. Të vetmen sende që ruan prej tyre janë disa fletore shkolle, që i ka gjetur të shprëndarë në oborr në baltë. I ka sjellë në ekspozitë. Përpara tyre, me zërin e dridhur, më rrëfeu motivin për të cilin vendosi të jetojë. Që fëmijet e tij dhe sakrifica e tyre, si e gjithë fëmijëve të Kosovës, të mos harrohet kurrë.

Takova familjen Klinaku, që 22 Shtatorin e vitit 1998, humbi vajzën 6 muajshe. Cili mund të jetë faji i një fëmije 6 muajësh, veçse që erdhi në jëtë në një moment tragjik dhe iku nga kjo jetë po kaq tragjikisht? Nuk kanë asnjë fotografi të vajzës. Janë djegur bashkë me shtëpinë. E vetmja gjë që mbetet është një fustan, sendi më me vlerë që trashëgojnë dhe që e kanë vendosur në atë ekspozitë.

 

Në udhëtimet e mia nëpër botë më ka qëlluar të shoh muzeume dhe ekspozita të ngjashme. Në Ruanda kam vizituar Muzeun e Genocidit. Në një pavion të tij flitet edhe për Kosovën; në Jeruzalem Vad Jashemin; në Berlin atë të Murit famëkeq dhe të viktimave të tij; në Adis Abeba muzeun e krimeve të Komunizmit; në Poloni Aushvitzin, Në Kamboxhia muzeun e masakrave të Khmerëve të Kuq. Të gjithë këta janë institucione tejet të rëndësishme në këtë vende, për të mos thënë me kryesorët. Janë dëshmi e historisë, por shpesh edhe të absurdit dhe egërsisë të këtyre vendeve vetë.

Për fatin e keq, Kosova jo vetëm që nuk e ka një Muze të tillë, por edhe kjo ekspozitë e ngritur përkohësisht qëndron ende në një bodrum. Thuajse këta fëmijë, s’kanë më nevojë të shohin përmes sendeve të tyre të dikurshme dritën e diellit. Si të gjithë të rënët pafaj kudo në botë. Kosova se ka ende një Muze të genocidit, as një Muze të krimeve të luftës; madje, s’po guxon të shndërroje në Muze permanent as këtë ekspozitë të fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në vitet e luftës.

Dëgjova që një Muze i tillë nuk para pëlqehet nga ndërkombëtarët. Sepse sipas tyre, një shtet multietnik nuk ndërtohet duke kujtuar krimet që njëra palë ka bërë ndaj palës tjetër. Shpresoj që kjo të jetë e pavërtetë ose keqkuptim. Sepse nuk besoj se ka ndonjë “ndërkombëtar”, të çfarëdo kombësie, që guxon të mendoje se shteti multietnik ngrihet duke i fshehur krimet dhe jo duke i ndëshkuar ato; duke fshehur kriminelet dhe duke mos lejuar prindërit që t’i tregojnë brezave që vijnë sakrificën e tyre. Unë besoj se shteti multietnik ngrihet duke e njohur e përballur dhe jo duke e injoruar historinë. Sepse i tille s’do ishte kurrë një shtet multietnik; do ishte një shtet i ngritur mbi mosbesimin.

Së fundit unë nuk besoj që dikush në Kosovë, ka mandatin të negociojë për shpirtrat e 1133 fëmijëve të pafajshëm, qoftë kjo e justifikuar me ardhmërinë apo çdo premtim tjetër. I çfarëdo lloji qoftë.

I nderuar zoti Kryeministër. Nxirrini kujtimet e atyre 1133 fëmijëve të rënë në luftë nga ai bodrum. Vendosini sendet e tyre të fundit aty ku ju takojnë. Në vendin më të dukshëm të shtetit tuaj të ri; në vendin prej nga nis historia e tyre. Histori që ka në thelb të saj sakrificën e tyre të paçmueshme. Unë e kuptoj që lufta dhe protagonistët e saj trazojnë edhe zhvillimet politike të sotme. Por këta fëmijë nuk kanë lidhje me asgjë. Ata nuk lënduan askënd e sot nuk po kërkojnë asgjë. Veç pak dritë dielli që ju takon edhe pse s’janë më në këtë botë.

Unë e kuptoj që të rënët s’kanë gojë e as votë. E kuptoj që prioriteti është gjithnjë i atyre që klithin më shumë; që bërtasin, që ngrenë zërin. E di që ka gjëra të përditshmërisë që duhen zgjidhur e kërkojnë ngut. Por është në dinjitetin e një kombi dhe në detyrën e një qeverie, të dëgjojë edhe ata që s’flasin dot. Që jua prenë fjalën përgjithnjë, përdhunësisht, krejtësisht pa faj.

Vizitojeni edhe vetë atë ekspozitë zoti Kryeministër. Si një dëshmitar i asaj kohe dhe si qytetar, që sot jeton normalisht, në Republikën e Kosovës e ngritur edhe nga sakrifica e tyre. Si një prind, që mund ta kuptojë dhimbjen e atyre prindërve që fëmijët e tyre si puthën e si përkëdhelën më kurrë. E madje që sot, s’mund t’ju shohin as tiparet në një fotografi. Dhe që ende 22 vjet pas luftës, askush s’ka kurajon ti vendosë në Muzeun që meritojnë.

Miqësisht,

Blendi Fevziu

Etiketa: albin kurtileter


Ju sugjerojmë

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
Bota

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

13 Tetor, 2025 9:40 am
Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite
Bota

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite

13 Tetor, 2025 8:50 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 13 tetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025 8:39 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Tetor, 2025 8:37 am
Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Para
Nisin punimet në aeroportin e Vlorës,Balluku:Punësohen 1000persona,përfundon në..

Nisin punimet në aeroportin e Vlorës,Balluku:Punësohen 1000persona,përfundon në..

Aeroporti i ri i Vlorës, Rama:Aleanca me aeroportin e Mynihut garanton menaxhimin

Aeroporti i ri i Vlorës, Rama:Aleanca me aeroportin e Mynihut garanton menaxhimin

Aeroporti i Vlorës/ Rama: U përballa me vlonjatët, janë kampionë të padurimit

Aeroporti i Vlorës/ Rama: U përballa me vlonjatët, janë kampionë të padurimit
















TE FUNDIT

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
13 Tetor, 2025

Presidentit amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Izrael. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet me tapet të kuq, teksa të...

Lexo më shumë

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite
13 Tetor, 2025

Sheshi i Pengjeve është tashmë i mbushur plot: mijëra njerëz kanë mbërritur nga e gjithë Izraeli për të dëshmuar lirimin...

Lexo më shumë

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
13 Tetor, 2025

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga sot për shkak të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Ura...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
13 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Tiranë, në kuadër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com