Te Fundit

Një kurs i ri i diplomacisë amerikane!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 11/02/20 |
el ida

Siguria, Drejtësia dhe Ekonomia!

Këto janë tri prioritetet e diplomacisë amerikane në Tiranë. Për herë të parë një ambasador i bën publike orientimet e punës së tij.
Siguria është një prioritet global amerikan. Drejtësia ka qenë në krye të axhendës edhe të mandatit të ish ambasadorit Lu, që kulmoi me mbështetjen për Reformën në Drejtësi. Ndërsa, për herë të parë citohet specifikisht ekonomia dhe nxitja e investimeve amerikane në Shqipëri. Fill pas këtyre deklarimeve, Dhoma Amerikane e Tregtisë, fshikulloi nivelin e lartë të korrupsionit si pengesa më e madhe e investimeve të huaja.

Prioritetet e prezantuara nga ambasadorja Kim, tregojnë se SHBA nuk do të angazhohet shumë me gërr-mërret dhe shuarjen e sherrnajave të politikës së Tiranës, por me gjëra më madhore. Ky është një zhvillim shumë pozitiv. Ne jemi mësuar ti shikojmë ambasadorët që hyjnë e dalin sa në një seli në tjetrën, në përpjekje për të pajtuar e paqtuar politikanët grindavecë, të cilët sa më shumë sajdisen nga diplomatët aq më shumë kapardisen para kamerave si liderë të mëdhenj, të cilëve po u luten të bëjnë paqe.

Po, kjo është gjëja e duhur!

Ne kemi nevojë që të goditen praktikat ligjore që mundësojnë zhvatjen dhe monopolizimin, procedurat burrokratike penguese, korrupsioni dhe sharlatanët e zyrave, që pyetja e parë që u bëjnë investitorëve është; cila është pjesa ime. Ky mekanizëm është barriera për invetimet dhe hapjen e vendeve të punës.

Për fat të keq, këtu nga sherri Rama – Basha varet çdo gjë, madje edhe nëse do të bjerë ose jo shi. Në fqinjin tonë, Maqedoni, situata politike është shumë më e paqëndrueshme, por ata janë në krye të vendeve të rajonit për klimën e të bërit biznes, ndërsa ne të fundit.

Pas