Aktualitet

“Një kamer sigurie ka filmuar vrasjen e Xhuvanit”,Hoxha zbulon kush qëlloi i pari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 28/06/22 |
Opi Nion

Dy nën drejtorët e rendit në Elbasan Albert Nushi dhe Nikollaq Palla janë vënë në arrest shtëpie ndërsa 6 policië janë pezulluar nga detyra për ngjarjen e ndodhur para zgjedhjeve të 25 prillit në vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gazetari Artan Hoxha teksa ka komentuar arrestimet e djeshme në Elbasan, tha se veprimet e SPAK janë ndërmarrë si rezultat i hetimeve, për të cilën Hoxha deklaron se ekziston një video e një kamere sigurie, që e tregon qartë se cila nga palët ka qëlluar e para me armë katër ditë para zgjedhjeve.

Vetë Hoxha u shpreh se i ka parë pamjet e filmuara dhe thotë se të parët që qëlluan ishin anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së.

“Policia ishte më e pakët në  numër, edhe se ata që ishin edhe se ata që erdhën. Këta që erdhën ishin të njohur në qytet, s’i prekte dot. Ata nuk patën kurajo të vepronin. Kurse opozita pati përgjegjësinë e zmadhimit të ngjarjeve.”-tha Hoxha në abc news.

Në automjetin e Mehmet Grecës, sipas gazetarit, nuk kishte as para dhe as karta identiteti. Në automjet ai kishte pasur vetëm fotokopje kartash identiteti dhe vetëm disa para xhepi.

“Shkoi në Elbasan SMV, atë mëngjes. Në Elbasan Arena një ditë më parë u bë një takim i madh, që krijoi përshtypjen se mazhoranca kishte epërsi të madhe në Elbasan. Opozita donte të tregonte forcën…Nuk shkuan kot, por ai u doli që s’kishte gjë. Nuk do t’i shpërndante në mëngjes paradite lekët.”

Artan Hoxha tregoi po ashtu se asnjë nga palët nuk ka bashkëpunuar me policinë. Sipas tij, dëshmitarët kanë frikë kurse të përfshirët kanë bërë një pakt “të vdekurit ikën, të shpëtojmë të gjallët.

Pas