Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një ide për një marrëveshje qeveri-opozitë për zgjidhjen e krizës

2019/07/31 at 10:19 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Një ide për një marrëveshje qeveri-opozitë për zgjidhjen e krizës

Mentor Kikia-Kriza politike është sot një gur i rëndë në qafën e shoqërisë, ekonomisë dhe të ardhmes. Ajo nuk zgjidhet me një “dakordësi” Rama-Basha, por me një marrëveshje të gjërë, që do të forcojë themelet e demokracisë dhe drejtësisë. Duke qenë se Shqipëria dhe e ardhmja e shqiptarëve nuk është pronë as e Ramës as e Bashës dhe në kushtet kur askush prej palëve nuk ka hedhur asnjë alternativë se për një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, mendoj se është detyrë e çdokujt që të prodhojë dhe sygjerojë ide.
Unë po sygjeroj disa pika, me shpresën se do të ngacmojë një diskutim publik.

1 – Të bëhet reformimi i sistemit zgjedhor. Në vend të sistetmit të pastër proporcional me lista të mbyllura, të aplikohet sistemi i përzjerë, mazhoritar me elementë të proporcionalit, me lista të hapura.(Sepse: Me listat e mbyllua populli nuk zgjedh, ai voton partinë dhe deputetët i emëron kryetari i partisë. Kjo ka bërë që kryetarët ti sundojnë partitë në mënyrë autokrate, duke i trajtuar si kompani private. Rezultati: Niveli i deputetëve ka pësuar një regres shumë të madh, në parti ka vdekur demokracia e brendshme).

2 – Të bëhet përmirësimi i ligjit për financimin e partive, me qëllim sigurimin e një transparence më të madhe të burimeve financiare. (Sepse: Financimi i partive nga para të dyshimta apo kompani, në mënyrë informale, është burimi kryesor i korrupsionit. Donatorët i marrin mbrapsht këto para përmes tenderave apo formave të tjera të marrëveshjeve jo transparente dhe korruptive)
2,1 – Të konsiderohen si financime edhe donacionet financiare ose materiale të vetë kandidatëve.(Sepse: Nevoja për para cash, ka bërë që partitë të shtojnë vazhdimisht numrin e biznesmenëve në parlament, pasi ata i financojnë vetë fushatat dhe “sigurojnë” vota përmes parave. Rezultati: Parlamenti është sot më shumë një dhomë tregtie e biznesi sesa një asamble ligjvenësish)
2.2 – Të bëhet monitorimi i pavarur i shpenzimeve gjatë fushatave elektortale, dhe jo thjeshtë auditimi i deklarimeve të vetë partive pas përfundimit të zgjedhjeve.(Sepse: Partitë nuk kontrollohen se cfarë dhe sa kanë shpenzuar në fushata, por auditi i KQZ-së verifikon vetëm fatuart që dorëzojnë partitë. Gjithmonë ato janë brenda ligjit)
2.3- Konsiderimin krim elektoral të përdorimit të aseteve shtetëror, njerëzore dhe materiale, për llogari të fushatës elektorale, qoftë në pushtetin qendror ashtu dhe në atë vendor. (Sepse: Partitë që janë në pushtet përdorin të gjithë makinerinë e administratës, njerëz dhe infrastrukturë për llogari të fushatës, duke krijuar një superioritet ndaj partive në opozitë).

3 – Të kërkohet(të tërhiqet edhe organi i prokurorisë në një angazhim publik), për të hetuar me prioritet dhe me transparencë dosjet që kanë të bëjnë me krimin elektoral. (Sepse: Do të ishte dëshmi e vullnetit politik dhe veprimit të ligjit ndaj vjedhjes, blerjes apo manipulimit të procesit zgjedhor përmes parasë, presionit dhe zhantazhit).

4 – Sanksionimi dhe deklarimi publik i vullnetit politik, për të nxituar dhe mbështetur plotësimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe shqyrtimi prej saj me prioritet i padisë mbi ligjishmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.(sepse: Dekreti i presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe vetë procesi zgjedhor me një kandidat, pa alternativë zgjedhjeve, kërkon një interpretim ligjor për të parë përputhshmërinë me kushtetutën dhe të drejtën themelore të qytetarëve për të zgjedhur).

5 – Sanksionimi i zgjedhjes së presidentit të republikës me votë nga populli, si mënyrë për ti dhënë fund pazareve politike në emërimin e kryetarit të shtetit.(Sepse: Zgjedhja e presidentit ka qenë gjithmonë një pazar politik, shpesh dhe i rëndomtë, ku palët këmbejnë institucione si në një treg “mall me mall”)

P.s: Kjo është një përpjekje për të ngacmuar një debat publik, për të tërhequr kontributin e njerëzve edhe jashtë politikës për të nxitur dhe rekomanduar ide për një zgjidhje të krizës dhe forcimin e themeleve të demokracisë.
Nëse jeni dakord, mund ta shpërndani këtë draft, dhe mund të jepni sygjerimet tuaja.

Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Shkarkohet nga detyra anëtari i KLP, Gentian Osmani

Shkarkohet nga detyra anëtari i KLP, Gentian Osmani

Gjobë 50 mijë euro biznesmenit, 3 të arrestuar

Gjobë 50 mijë euro biznesmenit, 3 të arrestuar

Altin Dumani konfirmohet në detyrë, favorit për drejtimin e SPAK

Altin Dumani konfirmohet në detyrë, favorit për drejtimin e SPAK

TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com