Kronikë

Një i vrarë dhe një i plagosur, si ndodhi atentati në Milot



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 22/07/22 |
Opi Nion

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati mafioz mbrëmjen e sotme në qendër të Milotit.

Viktimë e atentatit me armë zjarri ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa Ylli Brahimi 46-vjeç ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Milotit në hyrje të një pallati, dhe janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, sapo kanë zbritur nga makina e tyre ‘Range Rover’ e cila ishte e blinduar.

Duket se autorët kanë ndjekur lëvizjet e tyre dhe në momentin Preçi është takuar me Brahimin para banesës së këtij të fundit, janë qëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se objektivi i autorëve ka qenë Ylli Brahimi . 46 vjeçari është gjallë për momentin, nën kujdesin e mjekëve, ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Pas atentatit në Milot, një makinë automjet tip “Audi” është duke u djegur Gramëz të Krujës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat. Brenda makinës u gjet një armë tip ‘Kallashnikov”,  i cili dyshohet se u përdor për të qëlluar Preçin dhe Brahimin.

Si Preçi ashtu dhe Brahimi i kanë shpëtuar atentateve të mëparshme. I riu i shpëtoi plumbave në muajin maj teksa udhëtonte me makinën me kushëririn e tij, por sot plumbat rezultuan fatal për 28-vjeçarin.

Pas