Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një humbje si e Lulit

2016/09/13 at 4:02 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Nga DESADA METAJ

Asnjë zyrtar i PD nuk shkoi dje për të uruar pranë komunitetit myslyman për festën e Kurban Bajramit. E gjithë selia prej disa ditësh u transferua në Dibër, atje ku zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë u shndërruan në një test elektoral të paralajmëruar nga Lulzim Basha dhe që u prit  me shumë interes për publikun.

Edhe më entuziastët e socialistëve dhe më skeptikët e demokratëve nuk e kishin parashikuar një rezultat të tillë, një hendek kaq të madh mes kandidatëve që vetëm 1 vit e gjysëm më parë ishin ndarë me diferencën prej 300 votash.

As skandali i largimit të Shukri Xhelilit, as bandat e frikës që Edi Rama çoi ne Dibër, as ekonomia në rrënim… asgjë nga këto nuk e ndihmuan PD të ishte në mos fituese, të paktën humbëse dinjitoze. Sepse kur punët brenda partisë nuk janë në rregull, nuk mund të kërkosh të fitosh besimin e votuesve të lodhur nga premtimet që nuk i mbajte 8 vitet e pushtetit.

Një parti e tërë e zhvendosur në Dibër u tregua e pazonja të ngjallte besim tek njerëzit e zhgënjyer, sepse u përfaqësua nga burokratë  pa emër e pa ngjyrë për të cilët zor se votojnë dhe njerëzit e shtëpisë. Në emër të partisë më të madhe në opozitë  kërkuan vota politikanë ose të panjohur dhe pa pikë grinte, ose fosile që më së shumti përpiqen të fshehin pasuritë e vëna në 8 vjet.

Në emër të demokratëve kërkoi votën një kandidat që përtej cilësive të tij nuk arriti të votonte as për veten sepse ka 20 vjet që nuk jeton atje. Dhe të gjithë sa më sipër harruan që votën ja kërkuan atyre që ndoshta më parë kanë votuar për PD, por që sot nuk janë më naivët e viteve më parë dhe shpresën që mund të jenë më mirë nuk e moren dot nga opozita.

Ky është dhe gabimi më i madh i PD sot. Një parti që nuk ngjall më shpresë, nuk frymëzon më askënd në një vend ku ekonomia po rrënohet çdo ditë dhe politikat në fushën e shëndetit apo arsimit duken thjesht test për durimin e qytetarëve. Pikërisht në këto kushte, Lulzim Basha regjistron dhe humbjen spektakolare me më shumë se 4 000 vota diferencë. Pavarësisht pretendimeve të tij për dhune, banditë apo blerje votash (disa prej të cilave janë të vërtëta) partia dhe strukturat që ai drejton nuk arritën të denonconin asnjë rast serioz,veç 3 shkeljeve nga ato që rëndom ndodhin ditën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Unë jam e bindur që qeveria ka mjete dhe pushtet për të manipuluar dhe blerë votuesit, madje besoj që dhe banditët e atjeshëm dhe ata qe u eksportuan ngjallin frikë tek votuesit e ndershëm.

Por çfarë bënë për kaq ditë me radhë strukturat apo të dërguarit e PD?

Çfarë denoncimesh serioze sollën ata për publikun?

Sa besim ngjallën ata tek votuesit tradicionalë dhe ata të zhgënjyer nga qeverisja?

Si mund të dërgosh njerëz apo deputetë që nuk kanë qenë asnjëherë deri ne Peshkopi për të kërkuar vota ndërsa dega lokale e partisë është pa kryetar dhe krejtësisht kaotike.

Këto dhe të tjera janë arsyet e këtij rezultati të turpshëm që më shumë se trishtim ngjallin mosbesim tek të gjithë ata që jo vetëm janë votues tradicionalë të PD por dhe shumë të tjerë që zhgenjehen çdo ditë e më shumë nga qeveria e rilindjes.

Ndaj mendoj se nuk ka më kohë për justifikime, as për ato nën zë që fajin e ka “Ai” që dikur e drejtonte  siç dinte ai PD. Sepse kjo ishte sfida e parë jo vetëm personale por dhe si kryetar i vetëm i demokratëve për Lulzim Bashën. Dhe me gjasa i vetëm ai  do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku as zoti nuk do e ndihmojë nëse nuk ulet seriozisht e të merret me partinë që sot është në ditët e zymta të saj. As lyerjet e fasadës, as deklaratat me zë të lartë dhe as flirtimet e paqarta politike nuk do ta ndihmojnë dot, nëse deri në qershor nuk arrin të gjejë e të mbledhë pas vetes njerëz që ngjallin besim e që i japin frymë votës se djathtë e asaj opozitare në Shqipëri.

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Politikë

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

29 Shtator, 2025 3:23 pm
Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
Kryesore

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

29 Shtator, 2025 3:08 pm
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari
Kronikë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari

29 Shtator, 2025 3:05 pm
Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë
Politikë

Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë

29 Shtator, 2025 2:29 pm
Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi
Politikë

Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi

29 Shtator, 2025 2:26 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Qeveria njoftoi KQZ në kohë rekord për shkarkimin e Veliajt

29 Shtator, 2025 2:23 pm
Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
Kryesore

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

29 Shtator, 2025 1:40 pm
Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

29 Shtator, 2025 11:45 am
Para
Fluturimet drejt Italisë, linja “Blue Panorama” risi për pasagjerët shqiptarë

Fluturimet drejt Italisë, linja “Blue Panorama” risi për pasagjerët shqiptarë

Bleona Qereti: Ja e vërteta e borxhit që më kanë Grabocka dhe Vejsiu

Bleona Qereti: Ja e vërteta e borxhit që më kanë Grabocka dhe Vejsiu

Çmimet e kripura të biletave të avionit, kush po i vjedh shqiptarët?

Çmimet e kripura të biletave të avionit, kush po i vjedh shqiptarët?

TE FUNDIT

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
29 Shtator, 2025

Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një...

Lexo më shumë

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
29 Shtator, 2025

Opozita edhe këtë seancë ka zgjedhur që të largohet dhe braktisë punimet, ndërsa fjalën e kishte marrë kreu i grupit...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari
29 Shtator, 2025

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e...

Lexo më shumë

Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë

Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë
29 Shtator, 2025

Deputetja e re socialiste Sara Mila ka bërë ironi me deputetët e opozitës të cilët kërkojnë rikthimin e Parlamentit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com