Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një histori e shkurtër e kandidatit republikan për nënpresident, JD Vance

2024/10/25 at 7:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një histori e shkurtër e kandidatit republikan për nënpresident, JD Vance

Jeta e kandidatit republikan për nënpresident, JD Vance, është një histori tipike e “një djali të suksesshëm të një qyteti të vogël”. Ai u rrit në rajonin e Apalashes, mbaroi studimet në një nga universitetet më të mira në vend dhe mund të bëhet një nga nënpresidentët më të rinj në histori.

Nuk është qyteti ku ai lindi, por JD Vance e konsideron qytetin Xhekson në Kentaki, si vendlindjen e tij.

“Kur i kërkova bashkëshortes të martoheshim, i thashë, ‘Zemër, kam 120 mijë dollarë borxh nga studimet dhe një parcelë varrezash në një shpat mali në Kentakin Lindor”, tha ai.

Në fëmijëri ai jetoi me gjyshen e tij.

“Ai gjithmonë vinte këtu me gjyshen. Ajo e solli këtu për të parë se si ishte jeta në këto zona malore dhe me sa duket atij i pëlqente kjo”, thotë sherifi i qarkut Brithit në Kentaki, John Hollan.

Ai ka lindur në Midëlltaun të Ohajos dhe në fëmijëri ka jetuar kryesisht me gjyshen e tij të rreptë, e cila shante shumë dhe mbante 19 pistoleta në shtëpi.

Fillimisht ai mbante mbiemrin e njerkut të tij, Hamel. Zgjedhjet e para që fitoi, për ironi, ishin ato për postin e nënpresidentit të këshillit të nxënësve në shkollën e mesme të Midëlltaunit. Ai shërbeu me marinsat dhe më pas u diplomua nga Universiteti Shtetëror i Ohajos.

Më pas vazhdoi studimet në fakultetin juridik të Universitetit Yale, ku takoi bashkëshorten e tij Usha Chilukuri. Miku i tij i shkollës, James Eimers, i njihte të dy.

“Mendoj se ajo ishte në gjendje ta ndihmonte për planet që JD kishte për të ardhmen e tij pas mbarimit të studimeve në fakultetin juridik”, thotë ai.

JD Vance u bë i njohur në nivel kombëtar përmes librit të tij të vitit 2016, që më pas u bë film, “HillbillyElegy”, për klasën punëtore të Amerikës.

Me mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump, JD Vance, djali nga Ohajo, të cilit i pëlqen Kentaki, u zgjodh në postin e senatorit të Ohajos. Dhe dy vjet më vonë, zoti Trump e zgjodhi senatorin Vance si kandidat për nënpresident. Por ai pati një fillim të vështirë, pasi në të kaluarën e ka quajtur zotin Trump “të pandershëm” dhe ka thënë se “kurrë nuk do ta mbështeste atë”.

Tani, politikat e tij pasqyrojnë ato të zotit Trump. Dhe, kur u pyet nëse ish-presidenti i kishte “humbur zgjedhjet e vitit 2020”, ai u përgjigj:

“Jo, mendoj se kishte probleme serioze me zgjedhjet e vitit 2020. Pra, unë do të thosha se ai nuk i ka humbur ato”, tha ai.

Zoti Vance është i ashpër ndaj Kinës dhe Azisë Lindore, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka një qëndrim të ashpër për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Kamala Harris thotë se ajo është e shqetësuar për viktimat në mesin e civilëve, por ajo refuzon t’i japë Izraelit armët që e lejojnë ushtrinë e tij të minimizojnë viktimat civile”, tha ai.

Në Midëlltaun, vendlindjen e zotit Vance, shumica e banorëve mbështesin zotin Trump. JD Vance u punësua për herë të parë në moshën 16 vjeçare nga Steve Dillman, pronar i dyqanit “Dillman Foods”.

“Jam shumë krenar për atë që ai ka arritur. Ai është rritur në Rrugën McKinley dhe tani mund të bëhet nënpresident i Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

Nëse zgjidhet, JD Vance në moshën 40 vjeçare, do të bëhej nënpresidenti i tretë më i ri i Amerikës./voa

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
Para
Shqipëri, shtohen problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë

Shqipëri, shtohen problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë

Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Sali Berisha thirrje Monika Kryemadhit: Informo shqiptarët për peshkun e madh!

Sali Berisha thirrje Monika Kryemadhit: Informo shqiptarët për peshkun e madh!

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
3 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë...

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com