Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një herë rusët dhe tani gjermanët, si futet në sherr politika për “armiqtë e jashtëm”

2018/04/21 at 3:51 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Një herë rusët dhe tani gjermanët, si futet në sherr politika për “armiqtë e jashtëm”

Si rrufe në qiell të pastër sot shpërtheu një debat i ashpër në politikën tonë. Lulzim Basha nga selia e PD tha se Kryeministri Edi Rama me paratë e drogës sponsorizon shkrime në mediat online që kontrollohen prej tij, për të sulmuar një deputet gjerman të CDU-CSU (partisë së Merkelit). Duhet thënë se deputeti gjerman, njëherësh Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum deklaroi 3 ditë më parë se Bundestagu e ka të vështirë të bazohet tek rekomandimi i Komisioni Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë, pa parë edhe raporte të tjera, si raporti i Transparency International, Bankës Botërore, etj.


“Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e 2016, pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, deklaroi ai për DË të enjten e kësaj jave.

Një ditë më pas (të premten) në gazetën Shqiptarja.com të Carlo Bollinos u botua një shkrim me sulme të ashpra ndaj deputetit gjerman dhe u akuzua se ka marrë para nga PD-ja për të folur kundër qeverisë Rama. Madje në këtë shkrim, nuk hezitohet të quhet deputeti gjerman Gunther Krichbaum “spiun” rus.

“54-vjeçari, deputet i CDU-së ka një “flirt” të gjatë me Lulzim Bashën, me të cilin ka një histori të hershme bashkëpunimi. Si këshilltar i Bashës, deputeti gjerman ka vizituar disa herë Tiranën duke mbajtur një fjalim edhe vitin e shkuar në çadër, gjithmonë kundrejt pagesave që i mbërrijnë rregullisht nga PD. Megjithatë, Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka vendosur në borderonë e saj emrin e Krichbaum. Mediat e huaja disa herë kanë raportuar për qëndrimet kontradiktore të deputetit në lidhje me Rusinë, duke aluduar se preferenca e tij ndaj Moskës mund të ketë detaje të tjera të panjohura”, thuhet në shkrimin e  Shqiptarja.com.

Nis nga ky shkrim që më pas u përhap copy-paste dhe në disa media të tjera online, Lulzim Basha doli sot në deklaratë për mediat dhe akuzoi direkt Kryeministrin Rama si sponsor të këtij shkrimi.

“Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri, bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dhe autokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe të denigrohen. Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike”, deklaroi Basha.

Kryeministri Edi Rama nuk e la të kalonte këtë deklaratë të Bashës, përmes një statusi të gjatë në facebook, ai tha Basha flet keq për Shqipërinë tek të huajt. Sipas Ramës, meqënëse Basha nuk e mund dot me vota, përpiqet ta sulmojë në kancelaritë e huaja. Po sipas Kryeministrit, kryetari i PD nuk do që Shqipërisë ti hapen negociatat në qershor.

“Ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, kudo ku gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltë, shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore. Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e saj drejt Europës! 

Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!” shkruan Rama në facebook. 

Ndryshe nga Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte krejt korrekt në deklaratën e tij për Krichbaum gjatë intervistës që dha në Opinion të enjten. Ai tha se “Kam një komunikim të rregullt me të, Bundestagu gjerman ka një peshë më specifike për çeljen e negociatave. Krichbaum ka artikuluar kërkesa për më shumë progres nga Shqipëria dhe kjo është legjitime”, theksoi Bushati.

Por, skema e sotme ku politika përfshihet në sherre për të huajt dhe mbi të huaj ka ndodhur edhe më heret. Para një muaji,  disa portale nxorrën shkrime se PD është financuar në mënyrë të dyshimtë nga lobe ruse. Menjëherë situata u ndez me akuza e kundër akuza dhe madje nisën edhe hetimet për financimet që ka përdorur Partia Demokartike për të lobuar jashtë vendit. Debati për armiqtë rus u shua për ti hapur vendin debatit të sotëm, mbi “armiqtë” gjermanë që po na “pengojnë” të hapim negociatat me BE-në.

/ Riviera Dedaj – Opinion.al

 

 

Etiketa: BashaGunther Krichbaumpolitikaramasherr


Ju sugjerojmë

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
Aktualitet

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

25 Gusht, 2025 4:33 pm
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”

25 Gusht, 2025 1:37 pm
Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë
Kryesore

Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë

25 Gusht, 2025 1:18 pm
Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!
Aktualitet

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!

25 Gusht, 2025 12:34 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos

25 Gusht, 2025 12:21 pm
Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!
Kryesore

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!

25 Gusht, 2025 12:08 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Aktualitet

Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

25 Gusht, 2025 11:54 am
Meta reagon nga qelia:  Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve
Kryesore

Ilir Meta ankimon vendimin që e la arrest në burg

25 Gusht, 2025 11:17 am
Aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy motrat, arrestohet 23-vjeçari
Aktualitet

Aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy motrat, arrestohet 23-vjeçari

25 Gusht, 2025 10:50 am
Nisin homazhet në nder të gazetarit Artur Zheji
Aktualitet

Nisin homazhet në nder të gazetarit Artur Zheji

25 Gusht, 2025 10:24 am
Para
Këto janë fotot fundit të Avicii-t, të shkrepura pak ditë para vdekjes; ja si dukej ai

Këto janë fotot fundit të Avicii-t, të shkrepura pak ditë para vdekjes; ja si dukej ai

Bizneset shqiptare që mund të mbylljen, nga procesi i integrimit në BE

Rama bën një lëshim për biznesin e vogël: Heqim tavanin për xhiron vjetore

opinion lajm i fundit

Ishte nisur për pushime në Jug, turisti ndërron jetë në autobus
















TE FUNDIT

Vjen për herë të parë, Sylvinho fton në Kombëtare zbulimin e sezonit të shkuar

Vjen për herë të parë, Sylvinho fton në Kombëtare zbulimin e sezonit të shkuar
25 Gusht, 2025

Cristian Shpendi ka marrë më në fund ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, i cili...

Lexo më shumë

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
25 Gusht, 2025

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur...

Lexo më shumë

Bllokimi i sanksioneve kundër Izraelit në Holandë trondit qeverinë

Bllokimi i sanksioneve kundër Izraelit në Holandë trondit qeverinë
25 Gusht, 2025

Dorëheqja e ministrit të Jashtëm, Caspar Veldkamp, ​​partnerët e koalicionit të të cilit bllokuan kërkesën e Holandës për të rritur...

Lexo më shumë

Lufta/ Zelensky: Delegacionet amerikane dhe ukrainase do të takohen këtë fundjavë

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA-ja
25 Gusht, 2025

Një delegacion ukrainas do të zhvillojë një sërë takimesh me aleatët e saj amerikanë këtë fundjavë për të zhvilluar një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com