Kronikë

Një grua tenton të vetëdigjet përpara Bashkisë së Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 14/12/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se një grua rreth 60-vjeçe ka tentuar të vetëdigjej me benzinë përpara Bashkisë së Durrësit.

Bëhet me dije se gruaja është identifikuar me inicialet F. G. Aktualisht ajo është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Gruaja ka thënë se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj, djalin e ka të papunë, dhe vetë nuk ka mundësi të punojë. Sipas saj, shuma që merr nuk i del për ilaçe dhe as për të blerë ushqime. Në këtë gjendje, gruaja është shprehur se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas