Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

2025/06/21 at 10:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, pas dy mandatesh në këtë post nuk rikandidoi më. Këshilli drejtoues zgjodhi (20.06.2025) direkt në raundin e parë pasuesen e tij në këtë detyrë: Barbara Massing. Ajo e njeh shumë mirë DW. Aktualisht Massing është drejtore e administratës së medias publike të Gjermanisë për botën e jashtme me seli në Berlin dhe në Bon. Massing më 1 tetor 2025 nis detyrën e drejtimit të DW-së.


“Jam shumë i gëzuar, që me Barbara Massing mundëm të zgjedhim një drejtuese, e cila jo vetëm ka kompetencë të shkëlqyer në drejtim dhe përvojë gazetareske, por ajo ka edhe vizion strategjik për ta prezantuar Deutsche Welle-n të sigurt për të ardhmen në një pejzazh global mediak plot sfida”, vlerësoi vendimin Karl Jüsten, kryetar i Këshillit Drejtues.

Massing gëzon reputacion të lartë në grupimin e rrjetit të medias publike kombëtare në Gjermani ARD dhe ajo ka një rrjet të gjerë kontaktesh, tha Jüsten, i cili në profesionin e tij është drejtues i Komisariatit të Ipeshkëve katolikë gjermanë në Berlin. Gjatë mandatit si drejtore e administratës së DW-së, Massing ka kontribuuar ndjeshëm në zgjerimin e ofertës programore të DW-së dhe konceptimin efikas dhe modern të saj.

Massing: Informacionet e besueshme të bazuara në fakte janë “kapitali ynë më i çmuar”

Massing pas zgjedhjes falenderoi Këshillin Drejtues “për besimin dhe shansin, që bashkë me të gjithë personelin si drejtore e përgjithshme të konceptojë të ardhmen e DW-së”. Ajo bëri të qartë, se informacionet e besueshme të bazuara në fakte janë “kapitali ynë më i çmuar”. “Kjo vlen më shumë se kurrë në kohët e përmbajtjeve të manipuluara nga Inteligjenca Artificiale dhe desinformimi”, u shpreh 54 vjeçarja Massing. Fokusimi në rajone, digjitalizimi dhe një kulturë dinamike dhe gjithëpërfshirëse e sipërmarrjes “do të jenë linjat kryesore drejtuese në rrugën tonë të përbashkët”, tha Massing lidhur me planet e saj.

Achim Dercks, nënkryetar i Këshillit Drejtues të DW-së, duke shprehur gëzimin për bashkëpunimin në të ardhmen me drrejtoren e re të përgjithshme, theksoi: “Barbara Massing si drejtore e administratës ka kontribuuar ndjeshëm në stabilizimin financiar dhe zgjerimin e ristrukturimin e suksesshëm të DW-së gjatë viteve të fundit.”

Bashkë me Massing, shtoi ai, Këshilli Drejtues do të vazhdojë të angazhohet, që DW e financuar nga taksat të forcohet si duhet në “këto kohë me sfida gjeopolitike”. Sepse Deutsche Welle duhet të “mbetet një zë i rëndësishëm në botë dhe të furnizojë njerëzit me informacion të lirë”, tha Dercks.

Ministri i shtetit për Kulturën Weimer: “DW zë i fuqishëm i lirisë”

Ministri i shtetit për Kulturën dhe Mediat, Wolfram Weimer, vlerësoi Massing si „menaxhere me përvojë”, e cila e di si mund të modernizohet DW.

Barbara Massing pason Peter Limbourg, i cili pas 12 vjetësh vendosi të mos rikandidojë për një mandat të tretë. Massing është e para grua në krye të DW-së.

Barbara Massing është që nga viti 2014 drejtore e administratës dhe njëkohësisht anëtare e ekipit drejtues të DW-së. Ajo nisi punën në DW më 2006 si refernete në sektorin e distribuuimit dhe më pas për gjashtë vjet në pozicion drejtues konceptoi strategjinë e DW-së. Më parë ajo ka qenë producente në redaksinë e ARD-së për dokumentarë si dhe refrente në median gjermano-franceze ARTE.

Si drejtore e përgjithshme Massing në gjashtë vitet e ardhshme do të drejtojë DW-në, media publike e Gjermanisë për botën e jashtme me një ofertë programore në 32 gjuhë në platformat: televizion, radio dhe online. Në mbarë botën për DW punojnë rreth 4000 punonjës nga më shumë se 140 vende. Çdo javë audienca e programeve televizive, online dhe radifionike të DW-së arrin në 320 milionë vetë. /DW



Ju sugjerojmë

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
Aktualitet

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

14 Korrik, 2025 3:04 pm
Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
Aktualitet

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

14 Korrik, 2025 2:59 pm
U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

14 Korrik, 2025 2:44 pm
Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

14 Korrik, 2025 2:19 pm
Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari

14 Korrik, 2025 2:16 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

“Farsa elektorale”/ Berisha: Votat e emigrantëve janë mbushur në zyrat e PS-së

14 Korrik, 2025 2:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

U paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia: 17-vjeçarja dyshohet se është…

14 Korrik, 2025 1:55 pm
Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…
Aktualitet

Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…

14 Korrik, 2025 1:31 pm
Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE: Të formohen sa më shpejt institucionet!
Aktualitet

Kos vlerëson reformat/ Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027, anëtarësimi..

14 Korrik, 2025 1:25 pm
Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan
Aktualitet

Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan

14 Korrik, 2025 1:20 pm
Para
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

Dita e Liqenit të Ohrit

Dita e Liqenit të Ohrit

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
















TE FUNDIT

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
14 Korrik, 2025

Ndryshe nga vitet e shkuara kur kishin tendencën të iknin në Kanada, është shtuar numri i inxhinierëve të rinj në...

Lexo më shumë

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
14 Korrik, 2025

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, policia e Kukësit ka vënë në pranga 28-vjeçarin Edison Dobrushi, i shpallur në kërkim...

Lexo më shumë

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
14 Korrik, 2025

17 vjeçarja që u vetëplagos me armë zjarri gjatë ditë së sotme është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës....

Lexo më shumë

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
14 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë, zëvendëskryeministren e Ukrainës Olha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com