Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një grua në Kosovë akuzohet për vepra terroriste

2019/11/20 at 7:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një grua në Kosovë akuzohet për vepra terroriste

Në Kosovë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër një gruaje qytetare të Kosovës për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, Prokuroria në njoftimin për media thotë se “e pandehura me inicialet F.Z. më 23 gusht të vitit 2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka lënë vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e Kosovës për të vazhduar fluturimin për në qytetin Stamboll të Republikës së Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Turqisë, të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”. Kjo organizatë, sipas prokurorisë së Kosovës ka shkaktuar dhunë, keqtrajtime dhe vrasje dhe është një organizatë e shpallur terroriste nga OKB-ja.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet më tej se “e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, vepër kjo e dënueshme nga ligjet e Kosovës”.

E akuzuara kosovare është pjesë e grupit prej 110 personave që në prill të këtij viti u kthyen në Kosovë në një operacion të institucioneve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova ka kohë që i është bashkuar Aleancës Globale Kundër Terrorizmit.

Thaçi:  shpërthim i mosdurimit vitet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë gjatë konferencës ndërkombëtare në Tiranë “Feja si instrument për paqen”, tha se “Kosova ka dëshmuar dhe do të dëshmojë që mbështet aleancën kundër ekstremizmit fetar”, dhe shtoi se Kosova po punon për rehabilitimin e të kthyerve nga llogoret e luftërave ekstremiste.

“Vitet e fundit në historinë e njerëzimit anë e mban botës janë karakterizuar nga një shpërthim i mosdurimit. Ne të gjithë jemi para Zotit të njëjtë edhe kur ka paqe dhe mirëkuptim në mes nesh, në të kundërtën kur nuk ka tolerancë politike dhe fetare rrezikohet paqja, keqpërdoret feja në shërbim të qëllimeve ditore politike. Kombi shqiptar ka dhënë dhe jep një shembull pozitiv, të mirë dhe shumë të qëndrueshëm. Kjo vlerë tradicionale duhet të ruhet dhe të pasurohet çdo ditë. Kosova ka shumë arritje”, tha Presidenti Thaçi.

Presidenti tha se edhe Kosova është përballur me radikalizmin dhe e ka luftuar atë.

“Ne si shoqëri dhe si shtet kemi reaguar. Kosova do të jetë gjithmonë kundër ekstremizmit. Kemi marrë masa ndaj atyre që kanë nxitur urrejtje dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja”, tha Presidenti i Kosovës.

110 personat që u kthyen në Kosovë në prill të këtij viti nga vatrat e luftës në Siri dhe Irak, janë 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 burra. Ata të gjithë u dërguan në një burg në afërsi të Prishtinës, ndërsa hetimet ndaj këtyre grave, pjesë e grupit të të kthyerve janë duke vazhduar. Një nga to tashmë është dënuar me kusht. Në zonat e konfliktit, sipas të dhënave të policisë së Kosovës janë edhe 30 luftëtarë meshkuj, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Sidoqoftë, në bazë të statistikave të mëhershme të policisë së Kosovës afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të “Shtetit Islamik”, ISIS. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre deri tash janë vrarë.

Kosova që nga viti 2015 është rreshtuar përkrah aleancës globale kundër terrorizimit. Në po të njëjtin vit, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin me të cilin ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit. Një valë masive e arrestimeve në Kosovë pati ndodhur dy vjet më parë, kur Prokuroria Speciale e Kosovës nisi hetimet kundër 57 personave dhe të njëjtën kohë, arrestoi mbi 40 prej tyre, që ishin pjesë apo kishin lidhje me shtetin islamik ISIS. 37 nga ta janë dënuar. /Burimi: DW

Etiketa: gruakosoveterrorit

Ju sugjerojmë

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
Foto/ Revoltohet Bebe Rexha

Foto/ Revoltohet Bebe Rexha

VIDEO/ Shkëmbim parash mes agjentit rus dhe serb, Vuçiç urdhëron hetim

VIDEO/ Shkëmbim parash mes agjentit rus dhe serb, Vuçiç urdhëron hetim

Kampet në ishujt e Egjeut priten të zëvendësohen me qendra të mbyllura

Kampet në ishujt e Egjeut priten të zëvendësohen me qendra të mbyllura

TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com