Aktualitet

Një grua i hyn në banesë dhe nuk del, burri nga Saranda e kallëzon në polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 03/05/22 |
Opi Nion

Një 47-vjeçar nga Saranda ka kallëzuar në polici një grua 47 vjeçe, pasi sipas tij po qëndron në banesën e këtij të fundit kundër vullnetit të tij.

Përmes një njoftimi për mediat policia bën me dije se për shtetasen me inicialet M. D., materialet janë referuar në Prokurorinë e qytetit, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen: M. D., 47 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Dhunimi i banesës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. P., banues në lagjen nr.1, Sarandë, se 47-vjeçarja ka hyrë dhe qëndron në banesën, në pronësi të tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas