Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në detin Adriatik, pranë Velipojës.
Sikurse njofton policia, një grua ende e paidentifikuar, është gjetur e mbytur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima u gjet në Vilun të Velipojës, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 metra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./Opinion.al