Futbollistët shqiptarë janë gjithmonë protagonistë në kampionatin zviceran dhe këtë e vërteton më së miri fakti se kanë qenë dy shqiptarë të cilët kanë zënë dy vendet e para në trofeun e “Lojtarit të Muajit” që jepet nga e përditshmja “Blick”.
Kjo e fundit kishte përzgjedhur 5 alternativa për votimin e tifozëve, ndërsa në vendin e parë me 39% të votave, fitues është shpallur sulmuesi Ezgjan Alioski.
Futbollisti shqiptar që vesh fanellën e përfaqësueses maqedonase, me të cilën i shënoi edhe Shqipërisë në Shkodër, ka shkëlqyer me fanellën e Luganos gjatë këtij muaji, ndaj ka marrë numrin më të lartë të preferencave.