Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Pejës në Kosovë.
Sipas Indeksonline, një foshnje e pajetë është vënë në lavatriçe dhe trupi është nxjerr copa-copa, teksa thuhet që stafi i spitalit ka insistuar që rasti të mbetet i fshehtë.
Po ashtu kjo media ka siguruar edhe një rrëfim për këtë ngjarje.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Pejës e cila i është përgjigjur interesimit të medias.
“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё”, thotë Policia.