Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një film për Dritëroin, rrëfyer nga Sadija

2016/10/25 at 8:50 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E bija e Dritëro Agollit rrëfen shkrimtarin: Për të, nuk ka plakje mendore

Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

– Ne kemi pasur një jetë të qetë. Do doja që si ne të jetojnë të tërë”. Sadije Agolli shfaqet në filmin dokumentar për Dritëroin në rolin e rrëfimtares: nga njohja, te dita e dasmës, jeta e vështirë dhe tanimë familja e madhe.
“Dritëroi ynë” titullohet filmi realizuar me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, një film, me regji të Ilia Terpinit, skenar të Vllasova Mustës, që do të shfaqet së shpejti. Ndërsa zëri që shoqëron dokumentarin është ai Virgjil Kules, kosnulent ka qenë edhe miku i tij, Moikom Zeqo.


Në film shfaqet aktori Luftar Paja me një vlerësim të madh për shkrimtarin, ndërsa vetë ai del duke punuar në arë, duke kënduar me grupin e Devollit, kujtime me të atin “krenar për të birin që shkruan vjersha”, si ka qenë Dritëroi në moshë të re; ka foto me nënën, një vlerësim nga ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në Menkulas, Sami Begolli, por edhe kujtime nga veterani Shefqet Hoxha, njëherësh edhe shok shkolle i Dritëroit dhe partizan me të, që në film thotë: “Jeta ime me Dritëronë ka qenë e pandarë, që nga shkolla deri sot, i shërbente popullit e ka qenë njeri human”.
“Unë në jetën time nuk e ndërroj Menkulasin me asnjë kryeqytet të botës”. Është Agolli që flet për Devollin dhe lumin, që nuk e ndërron as më Nilin.

Rinia në Gjirokastër e më tej edhe jeta në Shën Peterburg tregohen me foto. Vetë Dritëroi kujton se, “kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg. Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”.

Filmi me regji të Ilia Terpinit nuk lë jashtë vëmendjes as djalin rus të shkrimtarit. Dihet që shkrimtari, kur qe në Rusi qe martuar me një ruse, në moshën 25-vjeçare, martesë që u zhbë njëherësh me marrëdhëniet politike shqiptaro-ruse. Prej kësaj martese, ai ka një djalë, Arjanin, i cili ende jeton atje. Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin; mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashmë të rritur e të pjekur, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990-ës, së bashku me gruan e jetës së tij, Sadije Agollin. Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për të atin, shihet edhe përlotja e tij, për babanë shqiptar.

/Gazeta Shqiptare

Etiketa: dritero agollifilm


Ju sugjerojmë

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Para
Video/ Ben Blushi: Kjo është arsyeja e thirrjes së Fatos Nanos nga Rama në Kongresin e PS

Detajet e librit të ri/ Ben Blushi sjell së shpejti "Kryeministrin"

Reportazh/ Në spitalin ku thonë se mblidhen të “çmendurit” e vetëm

Skandal/ I sëmuri mendor rrëmben dhe përdhunon infermieren

Foto/ Flori Mumajesi ironizon Sali Berishën për “qytetarin digjital”

Foto/ Flori Mumajesi ironizon Sali Berishën për “qytetarin digjital”
















TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com