Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një film OFL. Me regji, skenar, ide dhe realizim nga Edi Rama

2020/02/04 at 3:29 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja, Hoxha: Drejtori i shërbimit sekret grek erdhi në Shqipëri dhe…

Nga Artan Hoxha


Meqë Ermal Mamaqi bën filma(i love Tropoja) komedi me dashuri, Bes Kallaku bën filma(Falco) komedi me skiftera, edhe kryeministri vendosi të realizojë një film(OFL Operacioni Forca e Ligjit) të fundit komedi, me bionde me syze, polic me maska, KÇK-ëra… Skenari, regjia, ideja, autorësia, producent dhe realizimi nën kujdesin direkt të kryeministrit të Shqipërisë, sigurisht sponsorizimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë…

Seria e parë: Imazhi fantastik. Kamera shkëlqyeshëm.

Forca speciale OFL të trajnuara për muaj të tërë për të luftuar bosët e krimit, të veshur me gusto krejt ndryshe nga Policia e Shtetit (forca policore që siguron rendin dhe jetët tona çdo ditë) të armatosur nga koka deri në këmbë me armatim modern, me syze dhe maska bashkë.

Trupa që hapen në pozicion taktik luftimi, me armë të fjalës së fundit në vijë shënimi për të asgjësuar çdo kënd brenda gardhit të një resorti luksoz që e ka marrë vesh edhe çakalli më i fundit në Myzeqe apo rriqebulli i ngjitur në bredhin më të lartë në Alpe, se aty prej ditësh jo vetëm nuk ndodhet askush, por nuk peptin as miza.

Një objekt që e ka bastisur pak ditë më parë RENEA, FNSH, Policia e Durrësit, madje dhe ekspertët e policisë shkencore. Duket qartë që regjisori është kujdesur më shumë për imazhin sesa për qëllimin e vërtetë të aksionit të parë të OFL-së.

Operacion që duhej të ishte patjetër një goditje e fortë dhe me mesazh të qartë në luftën kundër krimit, që të ngjallte optimizëm dhe besim te publiku. Minimalisht mund të ishte inskenuar një aksion bastisje në baza të supozuara ku dyshohej se fshihej Altin Hajri, truri i grupit me të njëjtin emër dhe pronari i resortit luksoz ku u zhduk kufoma e Jan Prengës, i cili është në arrati dhe i pakapur nga drejtësia.

Por në fakt u bë gabimi më i trashë i mundshëm. U përzgjodh si shesh xhirimi një resort i bastisur deri në vrimën e miut nga policia dhe i braktisur prej ditesh nga të zotet, që në mos jane ne burg, ndodhen në arrati.

Një inspektor policie, nga ata që mbulojnë fshatrat në Drejtorinë e Durrësit, me telefoi duke më thënë: “Kot e bënë gjithë atë berihajë shefat lartë, harxhuan gjithë atë karburant, mjete lëvizëse, dislokim trupash dhe orë punë, për një veprim që mund të bëja vetëm unë dhe një oficer OPGJ (oficer i policisë gjyqësore)”. Të presim mos e rregullojnë pak dorën tek seria e dytë.

Dhe në fund, suksese dhe respekt për ata djem që mbajnë veshur uniformat e OFL-së. Çdo polic i Republikës së Shqipërisë do të donte të ishte i veshur me atë uniformë dhe me ato pajisje taktike.

Ata thjesht bëjnë detyrën, zbatojnë urdhërin që u vjen nga lart, dhe kanë në dorë vetëm performancën në terren. Spektakli nuk është as ideja dhe as dëshira e tyre. Për atë mban përgjegjësi tjetërkush…

Etiketa: kck


Ju sugjerojmë

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
Kryesore

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

27 Tetor, 2025 10:28 am
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

27 Tetor, 2025 9:21 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

27 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

27 Tetor, 2025 8:27 am
Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Para
Basha: Po bëjmë gjithçka për t’u dhënë shqiptarëve shpresë

Basha: Po bëjmë gjithçka për t’u dhënë shqiptarëve shpresë

Partitë e mëdha lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor

Partitë e mëdha lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor

Foto/ Kush është i riu që ndërroi jetë në rrethana misterioze në Prrenjas

Foto/ Kush është i riu që ndërroi jetë në rrethana misterioze në Prrenjas
















TE FUNDIT

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
27 Tetor, 2025

Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale dhe...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
27 Tetor, 2025

Edhe mëngjesin e sotëm, qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erëra të forta....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
27 Tetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
27 Tetor, 2025

Dashi Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do jepni shume nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com