Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një domethënie historike dhe simbolike e sulmeve të Stambollit

2016/01/13 at 9:27 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Një domethënie historike dhe simbolike e sulmeve të Stambollit

Terroristët kanë goditur atje ku mund të shkaktonin më shumë të vdekur, aq më mirë të huaj, aq më mirë turistë. Dhe kështu goditën në Sheshin Sulltanahmet, disa hapa larg nga Xhamia Blu, nga Shën Sofia, nga topkapi, nga Çisterna ku Den Brauni vendos ngjarjet e skenës përfundimtare të librit të tij “Ferri”, dhe ku ekspozohen vepra dhe instalacione të Bienales së Stambollit. Ky shesh i madh, pothuajse një version i zgjeruar i Sheshit Navona, ka një domethënie historike dhe simbolike. Sepse ngrihet në zonën e hipodromit të Kostandinopojës, një prej vendeve ku ka kaluar historia e njerëzimit.

Këtu, një ditë të vitit 532, shpërtheu revolta e Nika (“Fito!” në greqisht) kundër perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora, bijë e rojes së arinjve në hipodrom dhe kërcimtare. Dy grupet e kundërvënë, Të kaltërit (“të mjerët”, partia popullore, mbështetës tradicionalë të perandorisë) dhe Të gjelbërit (“kontribuesit”, partia borgjeze), për një herë të vetme bënë koalicion kundër Justinianit, të cilit iu desh të largohet nga frika prej zemërimit të rebelëve. Luftimet u zhvilluan në hipodrom, dhe u shtrinë në rrugët e qytetit; perandori përgatiti arratinë duke hipur thesarin në një anije, Teodora refuzoi të lërë regjinë; gjenerali Narsete dërgoi ushtrinë, më pas erdhën armatat e Belisarit që e shtypën revoltën. 35 mijë ishte numri i të vdekurve. Dita kur nisi gjithçka ishte 11 janari. Ajo e përplasjeve më të tmerrshme, 12 janari.

Natyrisht, terrori i sotëm nuk merret shumë me përkimet hsitorike. Por nuk godet rastësisht. Godet në kryqëzimin e kontinenteve dhe të historisë, si Kostandinopoja, Bizanti, Stambolli: qyteti ku po ndërtohet qeroporti më i madh në botë. Një kryqëzim kulturash, fesh, qytetërimesh, që ish kryebashkiaku i metropolit, Erdogan, prej vitit 2002 padron i vendit, e qeveris me grusht të hekurt, me po atë grusht që shtypi edhe revoltën e ambientalistëve në sheshin Taksim.

Pasi ka goditur në kryeqytet, Ankara, terrorizmi tani përgjak qytetin më të hapur dhe kozmopolit të Turqisë. Kur ishte kryebashkiak i Stambollit dhe kur Turqia ishte ende me të vërtetë një shtet laik, Erdogani përfundoi në burg pasi kishte recituar publikisht një poezi të frymëzuar nga profili i xhamive që shihen në Sheshin Sulltanahmet: “Kupolat janë helmetat tona / minaretë janë bajonetat tona / besimtarët janë ushtarët tanë…”.

Nuk mund ta kishte imagjinuar, Erdogani, se ai imazh poetik por i dhunshëm, shumë vite më vonë do të kishte një përkthim të urryer dhe dramatik.

Corriere della Sera – Bota.al

 




Ju sugjerojmë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025 2:22 pm
Para
Të vërtetat dhe mitet mbi ISIS, kush është realisht?

Ja sa i paguan ISIS shqiptarët që rekrutojnë luftëtarë për në Siri

Kush e lëndoi Flori Mumajesin?!

Kush e lëndoi Flori Mumajesin?!

Horoskopi 13 janar

Horoskopi 13 janar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës. Do të rinumërohen në...

Lexo më shumë

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
5 Qershor, 2025

Lidhur me pretendimet e opozitës sa i takon zgjedhjeve të 11 Majit, të cilat i konsideron një “farsë”, ka komentuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com