Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Vlorë.
Sipas news 24 një djalë ka plagosur një vajzë, pranë poliklinikës së qytetit bregdetar.
E plagosura është transportuar për në spital, ndërkohë që është arrestuar autori.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al